Futboll Kategoria Superiore Sport

E BUJSHME/ Tre klubet e kryeqytetit kërkesë të luajnë në stadiumin “Air Albania”. Ja arsyeja…

Të gjithë duan të luajnë në “Air Albania” sezonin tjetër. E kemi fjalën për tri klubet e kryeqytetit: Tiranën, Dinamon dhe Partizanin. “Panorama Sport” mëson se të tre klubet kanë njoftuar FSHF-në dhe i kanë bërë me dije se ndeshjet e sezonit të ardhshëm dëshirojnë t’i luajnë në “Air Albania”.

Nëse Partizani dhe Dinamo janë “të justifikuara” sepse nuk kanë ende një stadium të tyrin, duket disi e çuditshme këmbëngulja e Tiranës për të hequr dorë nga “Selman Stërmasi”. Në fakt, kuptohet qartë që është për çështje marketingu dhe nga shitja e biletave si dhe nga kushtet që ofron, “Air Albania” nuk ka të krahasuar me impiantin tjetër në kryeqytet.

Por, çështja është se si do t’ia bëjnë klubet e kryeqytetit kur dy prej tyre në të njëjtën javë duhet t’i luajnë ndeshjet si pritëse? Deri tani dy janë mundësitë:

1) Në rastet kur dy klube të kryeqytetit janë pritëse, njëra nga ndeshjet mund të luhet të premten, ndërsa tjetra të dielën ose të hënën. Edhe kjo është e komplikuar, sepse jo gjithçka varet prej FSHF-së dhe klubeve, por edhe prej “SuperSport” që ka të drejtën e transmetimit dhe përcakton shpesh herë oraret e ndeshjeve në varësi edhe të axhendës së kampionateve të tjera.

2) varianti tjetër është që klubet të “manovrojnë” me “Selman Stërmasin” kur nuk kanë ndeshje të rëndësishme ose ndeshje që nuk sjellin shumë tifozë.

Megjithatë, mbetet për t’u parë se si do të veprojnë FSHF-ja, që gjithashtu ka interes që në “Air Albania” të luhen sa më shumë ndeshje, pasi nga koha e pandemisë kur çmimi për ndeshje shkoi 3 milionë lekë të vjetër, në sezonin e ri pritet të shkojë minimalisht 6 milionë, por në ndeshej derbi edhe shumë më tepër se kaq.

Related posts

Nga Van Basten-Sacchi te Pogba-Mourinho, United kërcënon francezin

Q.Autor

BARCELONA-REAL MADRID/ Zidane është i pathyeshëm në “Camp Nou”, ja arsyeja

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Real Madrid nuk e do më, Beckham i hape dyert e Inter Miami-t mbrojtësit…

Delo.autor

Leave a Comment