Futboll Ligue 1 Sport

EDITORIAL NGA FREDERIK HARMEL/ Kujdes Francë, Mbappe është… “neymarizuar”

PSG-në fitoi vetëm Kupën e Francës, ndaj u mendua se kombëtarja dhe Europiani do t’i jepnin stimujt e duhur për ta ndryshuar pozitivisht sezonin e tij. Me statusin e Kampionit të Botës, Kilië Mbape ishte ylli që mund dhe duhej të shkëlqente më shumë, por për disa arsye kjo nuk ndodhi.

Izolimi i “Gjelave”, raporti i keq me disa shokë të ekipit (Grizman dhe Zhiru) dhe dëshira për t’u larguar nga Parisi duket se ndikuan në gjendjen e 22-vjeçarit që jo vetëm nuk shkëlqeu, por gaboi edhe penalltinë vendimtare ndaj Zvicrës duke u bërë shkaktari kryesor i eliminimit të Francës nga turneu kontinental. Paraqitjet e Mbapesë në Europian, siç thamë, ishin zhgënjyese.

Sulmuesi i Parisit, sigurisht i përfshiu në disa prej golave që blutë shënuan siç ishte goditja e dënimit ndaj Portugalisë ose puna e tij përpara golit të Antuan Grizmanit kundër Hungarisë. Por, në katër ndeshje dhe pavarësisht 23 gjuajtjeve, ish-talenti i Monakosë nuk arriti kurrë ta gjente rrugën e rrjetës. Një statistikë me zero, të cilit pa dyshim që i shtohet penalltia e humbur kundër Zvicrës, sinonim i eliminimit për ekipin e Francës në Europian. Mbërritur në turne me ambicie të larta, 22-vjeçari u largua me kokën ulur.

Bën mirë që gjatë pushimeve të shmangë rrjetet sociale ku tifozët francezë nuk e kursejnë atë. Por, me sa duket, në Spanjën nuk po ndodh e njëjta gjë ku qëndrimi i tij nuk po gjykohet. I pari që e komentoi negativisht, isha unë, kur shkrova “Fiasko Mbape” për iberikët e “AS”. Në thuajse një javë distancë, mendimi im nuk ka ndryshuar, Mbape nuk ka qenë Mbapeja i 2018-ës për një kohë të gjatë.

Sezoni i tij te PSG-ja nuk ka qenë i mirë dhe kjo pavarësisht 42 golave të tij me PSG. Ne gjithmonë shohim imazhe, qëllime, gjeste dhe i themi vetes “çfarë talenti!”. Por, ne analizojmë një sezon në 90 minutat e secilës ndeshje, jo në përmbledhjet e veprimeve të tij më të mira. A e dini se çfarë thonë njerëzit për të në Francë? Thuhet se është “nejmarizuar dhe sinqerisht, diçka të tillë nuk i duhet. Të paktën jo atij, talenti më i mirë francez i dekadës së fundit.

Related posts

REAL – LEGANES/ Benzema “zgjohet” nga gjumi dhe shënon një SUPERGOL (VIDEO)

Isa.Autor

GENOA-MILAN/ Trajneri Pioli me shumë ndryshime tek “Kuqezinjtë” në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

NUK DO KETË GARË/ Alexander Ceferin, i vetmi kandidat për presidencën e UEFA-s

Isa.Autor

Leave a Comment