Futboll Sport

FUTBOLLI URUGUAJAN VAZHDON NË ZI/ U vetëvra mbrojtësi 38-vjeçar, ndërpritet kampionati

Uruguai vazhdon të jetë në zi për vdekjen e futbollistit Williams Martinez. Mbrojtësi 38-vjeçari, i cili ishte pjesë e Villa Teresa në divizionin e dytë, i dha fund jetës së tij në orët e vona të ditës së shtunë. Koronavirusi e kishte lodhur shumë dhe Martinez kreu veprimin ekstrem, duke kryer vetëvrasje. Qendërmbrojtësi kishte eksperiencë të madhe, teksa provoi të luante edhe në Francë me Valenciennes e Reims dhe Angli me WBA.

Fanellën e dy herë kampionëve të botës e kishte veshur vetëm njëherë kur ishte vetëm 20 vjeç. Të shumta ishin reagimet dhe mesazhet e ngushëllimit për familjarët dhe të dashurit e Williams. Në kushte të tilla, Federata e Futbollit të Uruguait ka vendosur të pezullojë përkohësisht kampionatin vendas. Takimet e programuara për t’u luajtur në fundjavë nuk do të luhen.

Related posts

Kombëtarja humbet edhe ndaj Turqisë, e fundit në Grupin D

Sadik.Autor

NIS TRATATIVAT PËR BLERJEN E BUJSHME/ Juventus përdor Moise Kean për të arritur super talentin…

Delo.autor

DERBI I ITALISË/ Allegri ka gati lëvizjen për të befasuar “Zikaltërit”, ja formacioni i mundshëm…

Delo.autor

Leave a Comment