Futboll Sport

GABIMET/ Gjyqtari Dani Makelie, polici i përkëdhelur i UEFA-s

Dani Makelie gjykoi të mërkurën ndeshjen e katërt të tij në Europian. Por, sigurisht ajo e gjysmëfinales mes Anglisë dhe Danimarkës shkaktoi dhe më shumë polemika për holandezin, i cili akordoi një penallti të dyshimtë për anglezët në kohën shtesë.

Në fakt, arbitri bëri gjithçka të mundshme gabim, duke mos ndalur lojën disa sekonda para 11-metërshit për dy topa në fushë. Reagimi ishte ashpër nga danezët jo vetëm në fushë, por dhe në media. Makelie është kryqëzuar nga të gjithë, madje dhe nga anglezët të cilët kanë pranuar se 11- metërshi ishte më shumë se një dhuratë. E përditshmja spanjolle “Marca” shkruan se gabimet e arbitrit holandez janë disa.

Një nga ato është edhe ajo në ndeshjen SerbiPortugali në mars, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022 për një top të Ronaldos, i cili kaloi dukshëm vijën fatale por në fund nuk u akordua gol nga arbitri. Edhe pse më shumë ishte një gabim i asistentit. Gjithsesi, në fund, 38- vjeçari me profesion polic, kërkoi falje publike pas ndeshjes skuadrës portugeze nuk marrë përgjegjësitë.

Zemërimi i Ronaldos me asistentin holandez, Mario Diks, bëri xhiron e botës teksa ylli i Portugalisë u revoltua duke flakur edhe shiritin e kapitenit. Ndërkohë që, Makelie ishte gjithashtu protagonist në ndeshjen e parë hapëse midis Italisë dhe Turqisë, duke mos akorduar një penallti për “Axurrët” pas një prekje të topit me dorë. Një penallti dhe pse jo flagrante, ishte më shumë se ajo e ndeshjes së luajtur në “Wembley” të mërkurën.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA NË EKIP/ Barcelona gjen zëvendësuesin e Suarez, merr yllin e Serie A…

Delo.autor

Festë me shqiponjë në ndeshjet e ardhshme? Ja çfarë thotë Valon Berhami

Sadik.Autor

Nica nuk tërhiqet/ Klubi francez kërkon 10 milionë euro për ta lën të “lirë” Balotellin

Isa.Autor

Leave a Comment