Futboll Sport

I JASHTËZAKONSHËM/ Goditje e befasishme, shihni SUPER GOLIN nga gjysmëfusha të sulmuesit amerikan (VIDEO)

Një eurogol ka ndodhur në kampionatin amerikan të futbollit. Në ndeshjen midis Karolinës së Veriut me Riçmond Kikers e përfunduar me rezultatin 4-0 për skuadrën vendase është realizuar një supergol nga gjysmëfusha.

Sulmuesi Robert Kristo, i cili ishte heroi i këtij takimi duke realizuar dy gola, ka dhuruar një “perlë” nga mesi i fushës duke shënuar një supergol.

Kristo ka përfituar nga dalja jo e saktë e portierit kundërshtar dhe ka goditur nga mesi i fushës pa u menduar dy herë duke realizuar një gol me të vërtetë të çmendur.

Të dyja skuadrat militojnë në kategorinë e tretë të kampionatit amerikan të futbollit, ku Karolina e Veriut ndodhet në vendin e fundit në vendin e 12 me 9 pikë ndërsa Riçmond Kikers në vendin e 9 në kuotën e 16 pikëve.

Related posts

ISLANDA, “TRENI I FUNDIT” PËR NË “EURO 2020″/ Ndryshimet e kombëtares sonte në ‘Elbasan Arena’ (FORMACIONI)

Delo.autor

NUK KA SHËNUAR ENDE/ Nisin sulmet ndaj RONALDOS: Nuk bën dot pa Kroos dhe…

Isa.Autor

TRE KLUBE TË MËDHA KËRKOJNË TALENTIN/ Real Madrid gati të shesë sulmuesin…

Delo.autor

Leave a Comment