Futboll Sport

“KAM QENË PRANË TRANSFERIMIT TEK…”/ Shaqiri flet pa doreza: Më pëlqen Lacio, të luash për Sarrin është…

Xherdan Shaqiri i cili zhvilloi një super Kampionat Europian me Zvicrën e tij ka folur pa doreza në një intervistë me të përditshmen sportive italiane “Corriere dello Sport” duke deklaruar se më parë ka qenë shumë pranë transferimit tek Roma dhe Sevija dhe që të luash për Lacion e Sarrit është vërtetë intriguese:

Vazhdimësia – “E rëndësishme në këto momente për mua në karrierën time është të luaj rregullisht dhe të kem vazhdimësi, por nuk ka qenë gjithmonë kështu në këto tre sezone. I kam thënë Liverpulit se ndihem gati për një sfidë të re, kanë pranuar kërkesën time dhe do të vlerësojnë ofertat.”

Karriera – “Jam vetëm 29 vjeç, kam luajtur në disa kampionate më të mira të Europësdhe dëshiroj ende të jem pjesë e tyre. Nuk jam duke e menduar fundin e karrierës, të shohim se çfarë do të rezervojë fati im.”

Roma dhe Sevija – “Është e vërtetë që kam qenë shumë pranë trasnsferimit tek Roma dhe Sevija një vit më parë. Liverpuli nuk ka qenë e gatshme të dëgjonte ofertat për mua.”

Lacio e Sarrit – “Agjenti im më ka konfirmuar se ka pasur shumë interesime për mua. Igli Tare prej vitesh është duke bërë punë të shkëlqyer tek Lacio, dhe është e vërtetë që ka një afeksion për mua dhe ndihem i nderuar. E ndjek Lacion prej kohësh, janë një klub i madh. Të luash për Sarrin do të ishte me të vërtetë intriguese.”, përfundoi Xherdan Shaqiri.

Related posts

Quhet “snus” dhe po trondit botën e futbollit

Sadik.Autor

Daniele de Rossi: Juventusi favorit, Roma do të bëjë gjithçka për titullin

Q.Autor

DERBI NDAJ PARTIZANIT/ Lëvizje në formacion dhe në role, ja si ndryshon Dinamo me Devollin trajner…

Delo.autor