Futboll Sport

LAPSUSI I GAZETARES KRIJON SITUATË KOMIKE/ Mesfushori Barella lëshon batutën epike: Në fakt isha minus 7 vjeç…

Një lapsu i gazetares së “Rai Sport”, Donatela Skarnati, krijoi një situatë komike në konferencën për shtyp të mesfushorit Barela, teksa videoja është bërë virale në internet.

Gazetarja italiane, për një çast harroi që Barela kishte lindur në vitin 1997, teksa e pyeti për emocionet e netëve magjike të Botërorit të zhvilluar në vitin 1990.

“Na trego pak emocionet e netëve magjike të Botërorit 90, kur ishe 7 vjeç”, ishte pyetja e Donatelës drejtuar mesfushorit.

“Në fakt isha minus 7 vjeç, kam lindur në 1997”, u përgjigj Barella, ndërkohë që nuk mungojnë as të qeshurat në sallë.

Menjëherë pas këtij lapsusi që bëri xhiron e internetit, gazetarja e Rai-it, kërkoi falje, teksa nëpërmjet një postimi në “Twitter” shkroi:

“Kërkoj falje, kam gabuar. Krijova shumë konfuzion. Barela ka lindur në vitin 1997 dhe i thashë në 1990 ke qenë 7 vjeç.

Një lapsus i imi. Më vjen keq dhe ju kërkoj falje njerëzve që më kanë dëgjuar”, shkruan Donatela.

Related posts

Njihuni me gjimnasten më të bukur shqiptare (FOTO)

Sadik.Autor

NDIZET MERKATO/ Javë vendimtare për MBAPPE, POGBA, MARIANO, KUADRADO…

Isa.Autor

MERKATO E BUJSHME/ E duan në Premier dhe Bundesliga, Milan vendos ta rikthejë talentin…

Delo.autor

Leave a Comment