Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Jo vetëm largime në radhët e Apolonisë, mbrojtësi shpreh gatishmëri për rinovimin

Pas largimit të Eljon Sotës, prapavijës fierake i duhen patjetër përforcime. Sezonin e kaluar Apolonia ka luajtur më shumë me modulin 3-5-2, duke i besuar treshes mbrojtëse Agiare-Sota-Diop, ku shpesh alternohej edhe Repaj.

Me detyra mbrojtëse nga krahët janë ngarkuar shpesh edhe Omeri me Haxhiun nga e djathta dhe Zoga e Mihana nga e majta. Me largimet e shumta, Apolonia ka nevojë për përforcime që nga porta në sulm, megjithatë, mbrojtja mbetet reparti më problematik, sepse vetëm Repaj është i sigurt dhe mbrojtës i mirëfilltë, ndërsa situata me Agiaren dhe Diopin është ende e paqartë. Qendërmbrojtësi ganez, Agiare, e ka shprehur dëshirën për të vijuar me Apoloninë edhe në Kategorinë e Parë, por deri tani asgjë nuk është konkretizuar.

Në të njëjtën situatë ndodhet edhe mbrojtësi senegalez Ismaila Diop, i cili ndodhet në fazë rikuperimi pas një dëmtimi të pësuar në fund të sezonit të kaluar. Në një prononcim për “Panorama Sport”, Diop gjithashtu nuk e fsheh dëshirën për të vijuar bashkëpunimin me Apoloninë, por jo gjithçka varet prej tij.

“Momentalisht ndodhem me pushime. Faza e rikuperimit ka shkuar shumë mirë dhe në fillim të sezonit besoj se do të jem gati 100%. Apolonia? Ka qenë një përvojë e kënaqshme dhe më ka ndihmuar në aspektin personal, ndërsa si skuadër, më vjen keq që nuk e arritëm dot objektivin. Për sa i përket vazhdimësisë, ne kemi biseduar me klubin në fund të kampionatit të kaluar për një bashkëpunim të mëtejshëm, por nuk kemi mbyllur asgjë. Më ka pëlqyer mjedisi tek Apolonia dhe do ta vlerësoja me qetësi një ofertë nga kjo skuadër për rinovim”, deklaroi dje mbrojtësi 21-vjeçar.

Related posts

Detaji në VESHIN e KHABIB/ Ja çfarë i kanoset kampionit të botës nga SINDROMA “LULELAKËR”

Isa.Autor

Cairo: Mazzarri trajneri i duhur, Belottin nuk e shes

Q.Autor

LIVERPOOL-CHELSEA/ “Të Kuqtë” kalojnë në epërsi, shënon Mane

Delo.autor

Leave a Comment