Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ Milani nuk di të ndalet, arrin akord me mbrojtësin e Monacos…

Milani nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Pas Zhirusë që ka mbërritur ditën e djeshme në Milano, kuqezinjtë kanë arritur akordin për afrimin një tjetër lojtari.

Bëhet fjalë për Fode Balo-Ture, i cili është futbollisti i radhës që do të bashkohen skuadrës së drejtuar nga Stefano Pioli.

Ai vjen nga Monako dhe luan si mbrojtës i majtë, ndërsa Maldini ka gjetur akordin për afro 4.2 milionë euro, teksa 500 mijë euro të tjera do të transferohen në Principatë në rast se senegalezi me “Djallin” arrin disa objektiva që kanë lidhje me prezencat dhe ecurinë skuadrës.

Balo-Ture pritet të zbarkojë në Milano për ritualin e vizitave mjekësore dhe firmës në kontratën e re që pritet të jetë 5- vjeçare e me një rrogë prej 1.4 milionë eurosh në sezon.

Related posts

Shënohen dy gola të shpejtë në Austri në ndeshjen midis Salzburg-Lacios

Sadik.Autor

TRONDITET ATLETICO/ Pas Luis Suarez dëmtohen edhe 2 titullarë të tjerë. Ja emrat…

Delo.autor

RANGNICK NIS PUNËN PËR MILAN/ Tekniku takon objektivin e “kuqezinjve”. Gjermani tenton të bindë…

Delo.autor

Leave a Comment