Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ Mungojnë detajet e fundit, Inter pranë marrëveshjes me yllin e Cagliari-t…

Nahitan Nandez ngelet pista më e nxehtë e merkatos zikaltër. Nuk është një tratativë e lehtë ajo më Kaljarin, edhe pse marrëdhëniet e mira mes klubeve ekzistojnë. Pas marrëveshjes së arritur për Dalbertin, në samitin e djeshëm të realizuar mes drejtuesve respektivë u diskutua edhe për Raxha Naingolan, çështjen tjetër që i lidh këto dy ekipe.

Belgu dëshiron të vishet kuqeblu përfundimisht, pasi luajti si i huazuar te sardët dhe këtë ua ka bërë të qartë edhe Marotës e Auzilios që nga ana e tyre duan të shpëtojnë sa më parë nga 4,5 milionë eurot që i paguajnë mesfushorit. Për këto motive po shqyrtohet mundësia që 33- vjeçari të përfshihet në marrëveshjen për Nandez, që ngelet objektivi kryesor i këtyre ditëve në shtëpinë zikaltër.

Uruguaiani vlerësohet mbi të gjitha për faktin që mund të mbulojë dy role në fushë, atë të mesfushorit dhe mbrojtësin atipik të krahut të djathtë, për të cilin Interi ka shumë nevojë pas largimit të Hakimit. Trajneri Inzagi është bindur nga cilësitë fizike dhe teknike të 25- vjeçarit që nga ana e tij ka pohuar dëshirën për t’u veshur ziklatër.

Pikërisht kjo dëshirë e ka bërë të mos zbarkojë ditën e djeshme në Sardenjë, që ishte dita e përcaktuar për kthimin nga pushimet dhe klubi i ka lejuar edhe tri ditë të tjera pushim në pritje të akordit mes klubeve.

Lojtari dhe Interi kanë rënë dakord mes tyre, ndërkohë që diferencat ekzistojnë për formulën e transferimit, me zikaltrit që kërkojnë huazimin me të drejtë blerjeje dhe kuqeblutë që duan të përfitojnë sa më shumë nga shitja.

Related posts

Gol në ndeshjen Manchester United – Brighton

Q.Autor

Man United “trondit” Juven, përmbys në 4 minuta. Man City luan “tenis” me Shkahtar

Isa.Autor

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Mbetjet e trupave të viktimave u kthehen familjeve

Delo.autor

Leave a Comment