Futboll Sport

NGA HIDHËRIMI TEK NDESHJA E JETËS/ Gosens: Do t’u flas fëmijëve dhe nipërve të mi për atë ditë

“Nuk e kam gëlltitur akoma. Dhemb akoma shumë. Do të duhen disa ditë, nëse jo javë, sepse eliminimi në 1/8-at është shumë i hidhur dhe Gjermania kishte akoma shumë për të dhënë”.

Këto kanë qenë fjalët Robin Gosens në një intervistë të dhënë për Sport1. Mbrojtësi i Atalanta-s dhe Gjermanisë ka qenë një nga më të mirët në dispozicion të Loë në Europian, edhe falë paraqitjes së jashtëzakonshme kundër Portugalisë.

“Ka qenë momenti më i bukur i karrierës sime. Kam luajtur shumë ndeshje të mëdha, por ajo ka qenë mbrëmja perfekte, dita perfekte. Do ta mbaj mend përgjithmonë. Do t’u flas fëmijëve dhe  nipërve të mi për atë ndeshje”, ka thënë Gosens.

Related posts

GOLI I BAJRAMIT MË I SHPEJTË NË HITORINË E EUROPOANIT/ Kirichenkos: S’e mendoja që rekordi im do thyhej nga Shqipëria

F.autor

KORONAVIRUSI/ Situatë kaotike tek Gjilani, konfirmohen 5 futbollistë të prekur me COVID-19

Delo.autor

PRAPASKENA E BUJSHME/ Ja trajneri që do të kishte zgjedhur Juventus pa Champions…

Delo.autor

Leave a Comment