Futboll Shqipëri Sport

NIS MBARË KAMPIONATIN/ Mesfushori i Kombëtares dhuron spektakël, protagonist absolut me 2 asiste (VIDEO)

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Enis Çokaj e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri me fanellën e Lokomotivës së Zagrebit. 22-vjeçari dhuroi 2 asiste në barazimit 2-2 qe skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Hajdukut të Splitit.

Çokaj, e nisi ndeshjen si titullar, teksa ishte një nga më të mirët në fushë. Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Mlakar në minutën e 30-të, teksa 12 minuta më pas, pas një harkimi të mesfushorit shqiptar nga e majta, Soldo goditi saktë me kokë duke përshëndetur rrjetën.

22-vjeçari Çokaj, nuk e ndali këtu kontrubitin e tij! Në minutën e 46-të shqiptari dhuroi një tjetër asist, kësaj here për sulmuesin Dabro, që përmbysi shifrat përkohësisht. Hajduku nuk u dorëzuar duke barazuar shifrat në 2-2 në minutën e 55-të me anë të Mlakar që realizoi dopietë.

Related posts

“EKIPET GJYSMËFINALISTE TË CHAMPIONS-IT DREJT PËRJASHTIMIT”/ Anëtari i UEFA-s plas “bombën”: Të premten do të ketë një…

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Inter mendon rikthimin e bujshëm, Lukaku “sponsorizon” belgun e tij…

Delo.autor

ZYRTARE/ Sulmuesi zikaltër largohet nga Serie A, firmos me skuadrën e re

F.autor

Leave a Comment