Futboll Sport

PËRBALLJA ITALI-SPANJË/ Azpilicueta kundër shokut të ekipit: Jorginho? Shpresoj që të mos jetë protagonist

Itali-Spanjë do të jetë një ndeshje e veçantë për Cesar Azpilicueta, mbrojtësi i Chelsea-t, i cili do të sfidojë  dy shokët e skuadrës Jorginho dhe Emerson Palmieri.

“Nëse dëgjohemi? Kemi një chat mes lojtarëve të Chelsea-t, është normale. Do të shihemi të martën, në fund kështu e ka futbolli: kur luan me kombëtaren mund të përballesh me shokët e skuadrës. Të martën, secili do të japë maksimumin për vendin e tij”, ka thënë spanjolli për Sky Sport 24.

“Jorginho? Është një lojtar i madh, e ka treguar te Chelsea dhe me Italinë. Është thelbësor për stilin e lojës, i pëlqen ta ketë topin në këmbë dhe të kontrollojë ndeshjen. Sa më pak të jetë protagonist, aq më e lehtë do të jetë për ne”.

Related posts

U ARRIT AKORDI PËR ZBARKIMIN NË “SAN SIRO”/ Sulmuesi do të kryejë kontrollet mjekësore tek Milan…

Delo.autor

STATISTIKAT/ Milan shpëton nga varësia ndaj Ibrahimovic, Pioli ka grupin e tij të golave

Delo.autor

TIFOZËT SHQIPTARË NUK KURSYEN AS TELEFONIN/ Shikoni se si raporton me detaje gazetari polak incidentin në “Air Albania”

Delo.autor

Leave a Comment