Futboll Sport

PROBLEME ME DOKUMENTET/ Të huajt e Skënderbeut me sytë nga Egjipt. Ja prapaskenat…

Vonesa në Egjipt ka sjellë probleme për Skënderbeun. Por nuk bëhet fjalë për lojtarë, por për aplikimin për vizë, vizë të cilën bardhekuqtë e aplikuan në kohë, por një vonesë e vogël bëri që Skënderbeu të mos kishte në kohë lojtarët ganezë. Bëhet fjalë për Randin dhe Mensah, dy futbollistët që kanë mbetur ende larg ekipit në këtë kohë merkatoje.

“Panorama Sport” arriti të komunikonte me mesfushorin ganez, i cili shpjegoi arsyet e kësaj vonese. Randi tregoi se kthimi i tij në Korçë do të jetë në fund të muajit.

“Mezi po pres të jem pranë ekipit. Nga sa kam marrë informacione këtë sezon jemi fortësuar shumë dhe mezi pres të filloj stërvitjen. Gjithçka për sa i përket kësaj vonese lindi si pasojë e aplikimit për vizë. Një vonësë në dërgimin e kërkesës zyrtare bëri që të shtyheshin afatet dhe prandaj nuk kam mbërritur ende në Korçë. Mezi pres të jem atje. Në fund të muajit jam pranë ekipit dhe kam kohën e nevojshme për të përgatitur formën fizike në momentin e fillimit të kampionatit”, theksoi Randi.

GRUPI – Ende duhet të presë Migen Memelli për të pasur të plotë grupin e lojtarëve që do të ketë në dispozicion këtë sezon. Veç dy afrimeve të fundit që Takaj ka premtuar dhe që janë kërkuar edhe nga vetë trajneri, Skënderbeu ka ende disa mungesa.

Për të qëndruar tek afrimet, bëhet fjalë për një sulmues dhe një mesfushor që pritet të jenë dhuratat e fundit të Takajt për këtë sezon. Ndërsa ajo që mban ende pezull përgatitjet është vonesa e disa lojtarëve që ende nuk janë bashkuar me skuadrën. Mensah dhe Randi, por sigurisht edhe Rexhepi dhe Sadriu, vijojnë të mbajnë në ankth Memellin që nuk mund t’i zhvillojë dot të plota përgatitjet.

Nëse për dy ganezët të paktën nga sa thuhet në klub, problemi qëndronte te viza për të ardhur në Shqipëri, vonesë e cila u reflektua edhe në mungesën e tyre, trajneri bardhekuq shpreson që të mbyllet sa më mirë çështja e dy lojtarëve të Shkëndijës.

Në plan të parë kemi një akord mes klubeve dhe lojtarët janë të gatshëm të rikthehen sërish në Korçë, por duket se ky plan nuk po vihet ende në zbatim. Gjithsesi, është e sigurt që deri para mbylljes së aventurës europiane të Shkëndijës nuk do të ketë asnjë të re, por në Korçë presin me padurim dy nga elementët kryesorë të sezonit të kaluar.

Related posts

RISIA E KOMBËTARES/ Florian Kamberi tregon pse zgjodhi Shqipërinë para Zvicrës dhe Kosovës

Delo.autor

Benatia thumbon Napolin: Higuain shënon më pak, por fiton më shumë

Q.Autor

Tani edhe Pep Guardiola kërkon sulmuesin e Bayern

Sadik.Autor

Leave a Comment