Gossip

PUSHIME NË SARDENJA ME TË DASHURËN E RE/ Ja cila është femra që i ka rrëmbyer zemrën Romelu Lukakut (FOTO)

Dashuri e re për Romelu Lukakun. Sulmuesi belg i Interit është vërejtur mirë nga paparacët në pushime, në ishullin e Sardenjës i shoqëruar nga bukuroshja Shani Jamilah.

Gjiganti i zikaltërve ka qenë gjithmonë i kujdesshëm për jetën e tij private, por tani nuk ka mundur dot t’i shpëtojë paparacëve. Më parë ishte përfolur për një “flirt” mes tij dhe modeles belge Sarah Mens, një nga vajzat e moderatorit të njohur televiziv Herri Mens.

Gjithashtu ishte përfolur edhe një lidhje e Lukakut me një instruktore të fitnesit, Julia Vandevge.

Sulmuesi i Interit ka një fëmijë 2-vjeçar i cili quhet Romeo Emanuel dhe Lukaku ende nuk ka treguar për identitetin e mamasë së tij.

Ajo që opinioni publik është cila është kjo femër që i ka rrëmbyer zemrën e sulmuesit të Interit? Shani Jamila është 24 vjeçe nga Anglia. Jeta e saj është mes Londrës dhe Las Vegasit.

Në profilin e saj të rrjetit social “Instagram” ajo ka rreth 76 mijë ndjekës dhe së bashku me Lukakun po kalojnë pushimet në Sardenja të Italisë.

Related posts

PAS NDARJES NGA XHEMAILI/ Mediat italiane zbulojnë dashurinë e re të Erjona Sulejmanit (FOTO)

Delo.autor

Fotografia e parë e familjes pesë anëtarëshe të Leo Messit (foto)

Q.Autor

TELENOVELA “WANDA-ICARDI-CHINA SUAREZ”/ Erjona Sulejmani: T’i dërgosh poza nudo një të martuari quhet… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment