Futboll Kategoria Superiore Sport

RAUNDI I PARË KUALIFIKUES NË CHAMPIONS/ Ja pse Teuta duhet të guxojë ndaj Sherif për të shkruar historinë…

Sherif Tiraspoli është kundërshtari i kampionëve të Shqipërisë, Teuta, në turin e parë kualifikues në Champions. Nisur nga emri, historia dhe precedentët e përballjeve me skuadrat shqiptare që nuk ia kanë dalë asnjëherë ndaj “gjigantëve” moldavë, i bie që skuadra durrsake ta ketë të vështirë ndaj Sherifit.

Por, në Durrës ka ardhur koha të mos pyetet se kush ke qenë kundërshtari, por kush je? Nisur nga e tashmja, të besuarit e trajnerit Edi Martini duhet të guxojnë shumë për të shkruar historinë e tyre në Champions, por edhe për të mbushur arkat e klubit. Teuta duhet ta kuptojë se përballë nuk është “gogoli” Sherif, por një skuadër moldave, e cila me ecurinë e fundit ka pësuar regres të dukshëm.

Shkaqet që e bëjnë Teutën të besojë te forcat e saj dhe të guxojë ndaj Sherifit, janë paraqitjet e fundit të kampionëve të Moldavisë. Janë mundur me penallti në finales të Kupës nga Sfintuli, kundërshtari i Partizanit në Konferencë Ligë dhe të njëjtën gjë e kanë provuar edhe pra disa ditësh ndaj tyre në Superkupën e Moldavisë, ku ndeshja e rregullt u mbyll në barazim 2-2 dhe u mundën nga seria e penalltive.

Të enjten ka nisur sezoni i ri në Moldavi dhe Sherifi është mundur 1-0 në shtëpi në javën e parë nga FC Balti, që në gjirin e saj kishte lojtarë me moshë 17,18 dhe 19 vjeç. Ndonëse luanin në shtëpi dhe përballë kishin një portierin 17-vjeçar, si Sherifi u mundën. Kundërshtari i Teutës ka probleme në mbrojtje dhe sulm, ndaj të besuarit e trajnerit Martini kanë shumë arsye për të besuar se mund t’ia dalin ndaj Sherif Tiraspolit në Champions.

Related posts

GOL NË FRYMËN E FUNDIT NË KUALIFIKUESE/ Shqipëria U-21 i merr një barazim dramatik Turqisë

Delo.autor

IU BASHKUA EKIPIT TË INTER KËTË VERË/ Lazzaro thur elozhe: E ndjej punën e trajnerit Conte në…

Delo.autor

E TRISHTË/ U VRA nga HAJDUTËT, medalistit olimpik i jepet lamtumira

Isa.Autor

Leave a Comment