Futboll Sport

SFIDA ÇEREKFINALE ITALI-BELGJIKË/ UEFA cakton arbitrin që u arrestua në vitin 2020

Vërtetë, paraqitjet nuk llogariten, duke pasur parasysh që arbitrat me tri ndeshje në këtë Europian (Orsato, Brych, Mateu Lahoz) janë larguar, ose po largohen nga Stambolli në këto orë. Prandaj, ato nuk janë indicative për UEFA-n. Sidoqoftë, caktimi i Slavko Vincic për të bërë drejtësi në Belgjikë-Itali, sfidën e “Allianz Arena” në Mynih, nesër në mbrëmje, tingëllon i çuditshëm. Jo për ato ngjarje ligjore, absolutisht dhe plotësisht të pabazuara, që i ndodhën atij në Bosnjë-Hercegovinë, proces nga i cili doli i pastër pak më shumë se një vit më parë.

Jo, madje as për atë rezultat të çuditshëm të fatit, që dëshiron arbitrin e lindur në Maribor, bashkatdhetar i presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin (të dy sllovenë) në gjykimin e kësaj çerekfinaleje të “Euro 2020”. Dhe pastaj, këtu jemi përsëri me Superligën, luftën për pushtet dhe hakmarrjet transversale. Sigurisht, çdokush, edhe një fëmijë do ta mendonte këtë. Por, dyshimi lind pikërisht nga numri i ndeshjeve që i janë besuar atij nga Roberto Rosetti në këtë Kampionat Europian.

Një Spanjë-Suedi modeste dhe një Zvicër-Turqi, që e pa atë duke luftuar me vetëm një episod (kontakti i Xhakës). Duket pak për një çerekfinale, ndër të tjera, e një niveli kaq të lartë. Në vend të kësaj, çerekfinalja tjetër, Zvicër-Spanjë, shkoi tek anglezi Oliver, ai i “kazanit të plehrave” të Buffon, gjithashtu me 2 ndeshje të gjykuara deri më tani. Pra, duket si një rrezik, në letër. Ne do të shohim nëse është kështu.

Skandali i vitit 2020
Ai ishte protagonist, përkundër vullnetit të tij, i një episodi sa kurioz, aq edhe i tmerrshëm për ata që e gjejnë veten jashtë një konteksti kriminal. Gjatë një udhëtimi biznesi, në maj të vitit 2020, u ftua në një aheng në një fermë në Suho Polje, një qytet i vogël afër Bijeljinës, në Republikën Serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës. E gjitha ishte mire, derisa filloi një bastisje nga policia, e cila arrestoi 35 persona me akuzat e trafikimit të drogës, armëve dhe prostitucionit.

Ndër njerëzit u ndal, gjithashtu Slavko Vincic, i cili në stacionin e policisë shpjegoi se ishte krejtësisht pa lidhje në atë vend. Dhe pas disa orësh u lirua, u kthye te familja e tij, të cilës gjithashtu iu desh t’i shpjegonte situatën. “Ishte gabimi më i madh i jetës sime”, – tha arbitri slloven, duke komentuar incidentin, menjëherë pas frikës së madhe. Asnjë akuzë, asnjë pasojë. Por, lajmi mbetet në ajër dhe shfaqet sa herë që shtypni emrin tim në internet”.

Related posts

NGA PROBLEMI NË ZEMËR TEK QENI/ Gjithçka nuk dini për gardianin e ri të Milanit, Mirante

Delo.autor

Zyrtarisht ZIKALTËR/ INTERI “mahnit” me prezantimin e kampionit të Europës (VIDEO)

Isa.Autor

ANGLI-SHQIPËRI/ Nga Reja te shanset e Brojës si titullar, ja sa do të jetë numri i tifozëve shqiptarë…

Delo.autor

Leave a Comment