Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ AEL LIMASOL PËR CONFERENCE LEAGUE/ Trajneri Brdariç: Ka besim maksimal që do të kalojmë, por…

Në prag të sfidës së kthimit ndaj AEL Limasolit, e vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Konferencës, e cila do të zhvillohet nesër në orën 21:00 në stadiumin “Loro Boriçi”, në konferencën e zakonshme për shtyp ka folur trajneri gjerman i Vllaznisë, Thomas Brdariç i cili ka analizuar këtë takim:

Ndeshja ndaj AEL-it – “Është sfidë shumë e bukur për ne. Jemi plot energji, jam krenar për këtë që kemi arritur, edhe Shkodra duhet të jetë krenare për çfarë kemi arritur në këtë fazë. Tani duhet të japim më të mirën që të shkojmë edhe më tej. Kam zbuluar disa hapësira për përmirësim. E kemi lënë pas ndeshjen në Qipro, jemi të përqendruar për të bërë disa ndryshime themelore dhe profesionale në nivelin e lojës, për të kuptuar nga gabimet, në mënyrë që të fitojmë.”

AEL-i – “Janë një ekip me më shumë buxhet, kanë rroga dhe kushte më të mira. Gjithsesi, ne treguam atje se jemi një ekip. Këtu kemi avantazhin e tifozëve. Lojtarët e mi janë gjithmonë të bindur dhe gjithmonë gati për të bërë atë që kërkoj unë. Duke llogaritur edhe tifozët, unë jam i bindur për fitore.

Latifi – “Është një lojtar që më pëlqen shumë. Përmirësimi që ka bërë javët e fundit por edhe aftësitë që ai ka, do na çojnë në një nivel tjetër si ekip. Ai ka ardhur këtu për të mbështetur dhe për të ndihmuar ekipin me aftësitë e tij. Është një lojtar që vërtetë e kam qejf. Nesër do e fillojë si titullar, nesër ka mundësinë më të mirë për të treguar aftësitë e tij.”

Ecuria – “Një emocion i veçantë. Është një arritje e jashtëzakonshme që kemi bërë nga sezoni i kaluar. E pamë edhe Teutën, jo gjithmonë e përcakton rezultati i parë se kush do të kalojë. Unë jam me vetëbesim maksimal që do të kalojmë, por duhet një punë e fortë për të fituar këtë betejë.”, përfundoi Brdariç.

Related posts

COVID TREMB PARTIZANIN/ Lojtari bën tamponin dhe rezulton…

Delo.autor

RRËMBEN TITULLIN/ Diego Simeone bëhet trajneri më i mirë i Atletico Madridit në histori

Sadik.Autor

FITOI BUNDESLIGAN ME BAYERN/ Mesfushori drejt rikthimit në Serinë A tek klubi i madh…

Delo.autor

Leave a Comment