Futboll Seria A Sport

SHKËLQEU ME ITALINË NË “EURO 2020″/ Chiesa i vetmi i paprekshëm në sulm, Juventusi refuzon dy super oferta

Federiko Kieza është një nga të paktit që shpëton në sezonin e dobët të Juventusit, por sytë e botës janë drejtuar tek ai pas paraqitjes fantastike në Euro 2020. Bajerni i Mynihut ishte klubi i parë që u vu në lëvizje për sulmuesin anësor italian, duke ofruar 80 milionë euro. Po nga Gjermania vjen lajmi se një tjetër ofertë super për Kiezën ka bërë Çelsi, 100 milionë euro.

Në të dy rastet Juventusi është përgjigjur me një “Jo” të thatë, duke e bërë të qartë se Kieza është një lojtar shumë i rëndësishëm në rindërtimin e skuadrës, që tashmë i është besuar trajnerit Alegri. Ai është i vetmi i paprekshëm në sulmin bardhezi.

Pavarësisht qëndrimeve të klubit nga Torino në lidhje me të ardhmen e Paulo Dibalës dhe Kristiano Ronaldos, nëse për ta vijnë oferta serioze, mund të largohen nga Juventusi pa ndonjë “peng” të madh. Federiko Kieza është në rritje të vazhdueshme, në Europian ai tregoi pjekuri dhe Juventusi nuk mund të privohet nga një futbollist i tillë, pavarësisht ofertave faraonike që mund të bëjnë klubet më të pasura.

Related posts

NATIONS LEAGUE/ Kombëtarja europiane merr lajmin e keq para fillimit të ndeshjes, 5 lojtarë pozitiv me COVID-19

Delo.autor

LIVE/ Europa League: Arsenal siguron finalen, Chelsea vuan në “Stamford Bridge”

Delo.autor

KLUBI KUNDËR SARRIT/ Nën “kërcënimin” e Hysaj reagon edhe kapiteni i Chelseat…

Delo.autor

Leave a Comment