Futboll Sport

STATISTIKAT/ “Jashtëtokësori” ka shansin e artë, por Brazili i është bërë “makth”

Të gjithë e donin një finale Brazil-Argjentinë. E donin “Albiçelestet”, e donin tifozët neutralë dhe gjithashtu CONMEBOL-i.

Nuk do të jetë hera e parë në histori që këto dy skuadra do të përballen në finale. Të dyja kanë qenë në vitin e largët 1937, e cila u fitua nga Argjentina. Por, nga ai vit dhe më vonë, brazilianët i kanë dhënë leksione Argjentinës dhe kanë fituar gjithçka në 4 finalet e luajtura, 2 Kupa Amerike (2004- 2007) dhe një Kupë Libertadores (2005). Kjo do të jetë finalja e pestë që do të luajnë mes tyre. Nga këto ndeshje të luajtura, në njërën prej tyre ka qenë në fushë Lionel Mesi dhe bëhet fjalë për atë të vitit 2007. “Seleçao” fitoi 3-0 pavarësisht se ylli argjentinas luajti si titullar, por nuk ka përfunduar me kaq.

Në gjashtë ndeshjet e tjera mes Brazilit dhe Argjentinës të vlefshme për eliminimin direkt janë fituar nga verdhejeshilët. Në total regjistrohen 107 ndeshje mes tyre, ku Brazili ka fituar 42, Argjentina ka 40 fitore dhe 25 kanë përfunduar në barazim. Vetëm në Kupën e Amerikës, brazilianët nuk humbasin ndaj rivalit të tyre në 6 ndeshje. Triumfi i fundit i Argjentinës kaqenë në vitin 1991, ku fitoi 3-2 dhe pastaj mori trofeun. Lionel Mesi duhet të thyejë një tjetër mallkim, pasi Argjentina ka 16 vite që nuk fiton në një ndeshje zyrtare kundër Brazilit. Bëhet fjalë për 8 qershorin e vitit 2005 kur triumfuan 3-1 në Buenos Aires në eliminatoret e Botërorit, kur ekipi u udhëhoq nga Huan Roman Rikelme.

MESI – Por historia, pavarësisht statistikave, do t’i japë një shans të artë Lionel Mesit. Kapiteni argjentinas ka një mision të dyfishtë, të thyejë tersin 28-vjeçar që përndjek Argjentinën pa tituj. I fundit ka qenë në vitin 1993. Ai gjithashtu do trofeun e tij të parë me kombëtaren dhe të marrë hak në stadiumin “Marakana” pasi humbi finalen kundër Gjermanisë në Botërorin e vitit 2014. Dy misione të rëndësishme, të vështira, por jo të pamundura kundër mikut të tij Nejmar.

Related posts

80% e tifozëve të Arsenalit e kërkojnë largimin e Wengerit

Q.Autor

SFIDA GJYSMËFINALE NDAJ DANIMARKËS/ Maunt: Po vijnë në strofkën e luanit, Duam të arrijmë…

Delo.autor

SFIDA NDAJ “DARDANËVE” PËR KATAR 2022/ I përhumbur në telefon, bomberi Ibrahimovic zbarkon në Kosovë

Delo.autor

Leave a Comment