Futboll Sport

U SHPALL LOJTAR I NDESHJES/ Flet Kieza: Ia dedikoj Spinacolës, duhet të marrim trofeun

Federiko Kieza është zgjedhur sërish si lojtari më i mirë i ndeshjes. Sulmuesi i Juventusit thotë se Italia po tregohet një ekip i madh dhe po bën gjëra të jashtëzakonshme në fushën e lojës.

“Jemi ekip i madh. Spanja ka futbollistë të mirë, por ne ishim skuadër nga fillimi i ndeshjes deri në fund. Kjo gjë na shpërbleu.

Babai? Sigurisht që është i lumtur për mua. E di që jemi të vetmit që kemi shënuar në Europian. Dua të vazhdoj të ëndërroj”, ka thënë Kieza. Më tej ai foli për titullin si lojtari i ndeshjes dhe për finalen.

“Ia dedikoj Spinacolës këtë çmim të vogël. Madje, ia dedikoj edhe fitoren sepse këtë ndeshje do të na kishte dhënë një dorë të mirë. Luajtëm edhe për të dhe shpresojmë që t’i dhurojmë edhe finalen.

Nuk kemi shumë ditë për t’u rikuperuar dhe për më tepër në këtë sezon kemi luajtur çdo tri ditë. Kemi kohë për t’u rikuperuar dhe për të qenë gati sepse kemi një staf të jashtëzakonshëm.

Unë lideri? Unë si gjithmonë mendoj ditaditës. Stërvitem shumë dhe punoj si i çmendur për t’u përmirësuar. Jam profesionist dhe kjo shihet në fushën e lojës. Duhet të shohim centimetër pas centimetri.

Nuk duhet të fluturojmë, por të jemi me këmbë në tokë për të vazhduar këtë rrugëtim fantastik që kemi nisur”, përfundoi Kieza.

Sulmuesi i Juventusit u tregua vendimtar me golin e parë të ndeshjes, në momentin kur trajneri Mançini mund ta zëvendësonte. Në këtë mënyrë ai ndryshoi edhe planet e tij.

Related posts

SERIE A RREZIKON TË SHTYHET SËRISH/ Parma-Spal, nuk fillon ndeshja dhe lojtarët kthehen në…

Delo.autor

Zhbllokohet shpejt takimi në Shkodër, Vllaznia ndëshkon Laçin

Sadik.Autor

RIKTHEHET CHAMPIONS/ E marta me ndeshje “soft” dhe prova për t’u kaluar

Isa.Autor

Leave a Comment