Futboll Sport

ZBULON NJË PRAPASKENË/ Malafeev: Mancini dështoi për shkak të gjuhës dhe sepse nuk ishte i motivuar

Ka qenë Billy Costacurta që e ka bindur Roberto Mancini-n të merrte drejtimin e Italisë dhe të largohej nga Zenit, ku punonte pa shumë entuziazëm dhe me rezultate mediokre.

Klubi rus, në fakt, nuk arriti as të kualifikohej në Champions League pas shumë vitesh pranie të qëndrueshme në kompeticionin europian.

Eksperienca në Rusi zgjati vetëm një sezon dhe ish-portieri i Zenit, Malafeev, ka bërë një listë të arsyeve që kanë çuar te dështimi i Roberto-s:

“Mancini ka dështuar sepse nuk e njihte gjuhën tonë dhe nuk arrinte të komunikonte me disa lojtarë rusë. E dyta, nuk ka qenë i motivuar për arsye personale, për të cilat nuk do të flas. Megjithatë, ka treguar se di të fitojë me një klub dhe një kombëtare”, ka shpjeguar Malafeev.

Mancini ka drejtuar Zenit-in në sezonin 2017-2018 dhe Malafeev ka qenë zëvendësdrejtori sportiv i skuadrës.

Related posts

Flamurtari, Idrizi flet për arbitrat dhe “lamtumirën” e Danilo Alvesh

Sadik.Autor

NGA OZUNI TEK VEDAT MURIQI/ Ja 9 futbollistët e aktivizuar në Superiore që tani vlejnë miliona euro

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Franca “detyron” Real Madrid dhe Chelsea të vaksinojë lojtarët

Delo.autor

Leave a Comment