Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ E konfirmon vetë klubi shkodran, Vllaznia transferon talentin tek skuadra e…

Vllaznia ka arritur akordin me skuadrën e Skëndërbeut për të transferuar në Korçë lojtarin Ardit Nikaj. Pas postimit të vetë futbollistin në ditën e djeshme ku deklaroi se do të largohej me destinacion Korçën, tashmë konfirmimi vjen dhe nga klubi shkodran ku me anë të një postimi në profilin e tyre të rrjetit social “Facebook” kanë shkruar se është transferuar tek Skënderbeu dhe se Vllaznia do të ruajë 20% të drejtave të kartonit për çdo transferim të lojtarit në klube të tjera.

NJOFTIMI I KLUBIT TË VLLAZNISË –

“Klubi i Futbollit Vllaznia në partneritet me Klubin e futbollit Skenderbeu dhe në dakortësi me lojtarin Ardit Nikaj ka arritur marrëveshjen për transferimin pranë Klubit Korçar të lojtarit duke ruajtur 20% të të drejtave të kartonit në çdo transferim të mundshëm. Gjejmë rastin të falenderojm Klubin e Futbollit Skënderbeu për mirkuptimin e krijuar në ofrimin e hapsirave për lojtarët e Akademisë Vllaznia bashkëpunim i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen!”

Related posts

SKANDALI/ Lojtarët SHQIPTAR, MASAKROJNË ME GRUSHTE trajnerin në…

Isa.Autor

Allegri i përgjigjet Sarrit: Unë nuk do të merresha me kalendarin…

Q.Autor

“EURO 2020″/ Holanda me 10 lojtarë, De Ligt “kopjon” Canën dhe ndëshkohet me karton të kuq (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment