Futboll Shqipëri Sport

ZYRTARE/ Mbi 300 ndeshje në kampionatin italian, futbollisti shqiptar transferohet në Serinë B

Futbollisti shqiptar, Përparim Hetemaj do të vazhdojë karrierën e tij në Itali, ku pas 2 viteve të kaluara me Beneventon, 34-vjeçari është transferuar tek Rexhina në Serinë B.

Lajmin e bëri të ditur vetë klubi italian, duke zyrtarizuar afrimin e Hetemajt në radhët e skuadrës. Mesfushori është një futbollist me mjaft eksperiencë pasi ka luajtur mbi 300 ndeshje në Itali, ku pjesën më të madhe të karrierës e shpenzoi për 8 sezone te Kievo.

Gjithashtu Hetemaj ka qenë më parë pjesë e HJK në Finlandë, dhe është aktivizuar për 3 vite me AEK-un në Greqi para se të transferohej tek Tvente në Holandë. Një karrierë mjaft e pasur futbollistike për shqiptarin, i cili në nivel kombëtaresh ka përfaqësuar Finlandën në vitet 2009-2017.

Related posts

KUSHTON 1.2 MILIARDË PAUND/ Njihuni me kombëtaren më të shtrenjtë të “Euro 2020”

Delo.autor

LIVE/ Ceremonia e lamtumirës së Astorit, dyndje njerëzish në Firence. Të gjithë nderojnë kapitenin

Q.Autor

REZULTOI POZITIV ME KORONAVIRUS/ Trajneri Starova: E kuptova para se të bëja tamponin dhe nisa…

Delo.autor

Leave a Comment