Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Shihet si talent premtues, Dinamo “blindon” mbrojtësin 21-vjeçar

Pas rinovimit me Edvan Bakajn, Kevi Berberin dhe Xhoel Plakun tani skuadra e Dinamos ka vijuar bashkëpunimin dhe me qendërmbrojtësin Endri Reçi.

21-vjeçari i cili ka qenë pjesë prej dy sezonesh tek klubi kryeqytetas ka firmosur rinovimin e kontratës dhe do të jetë pjesë e bluve në Kategorinë Superiore.

Tek Dinamo, Reçi shihet si një nga talentet premtues të ekipit dhe për këtë drejtuesit e kanë “blinduar” duke i ofruar rinovimin e kontratës.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i Dinamos me anë të një postimi në profilin e tyre në rrjetin social “Facebook”.

NJOFTIMI I KLUBIT TË DINAMOS –

Endri Reçi vijon kontratën me  blutë 🔵

Ditën e sotme ka nënshkruar kontratën me Dinamon nje tjetër futbollist premtues i cili do të vazhdojë të jetë pjesë e bluve për sezonin e ri futbollistik.

21-vjeçari ishte pjesë e skuadrës gjatë dy sezoneve të fundit duke fituar besimin e stafit teknik për vazhdimësinë.

#SukseseReçi #WeAreBack #Dinamo”

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ PSG e gatshme të rrezikojë: Mbappe, falas tek Real Madrid

Delo.autor

ÇEKI-SHQIPËRI/ Pas 18 minutash lojë, Patrik Schick ndëshkon Kombëtaren me një goditje fluturimthi (VIDEO)

Delo.autor

Zgjedhjet e 7 shkurtit për presidentin e FSHF-së, reagon sërish BASHKIM FINO

Isa.Autor

Leave a Comment