Futboll Seria A Sport

AKORDI RONALDO-JUVENTUS/ Sinjali i stolit dhe e ardhmja. Kush do CR7 duhet ta paguajë jo më pak se kaq…

Pas barazimit 2-2 në Udine, stoli i Cristiano Ronaldo-s është ende lajmi i ditës.

“Një zgjedhje e përbashkët”, siç konfirmohet nga Nedved dhe Allegri.

Pavarësisht se tani e tutje deri në fund të merkatos së transferimeve gjithçka mund të ndodhë dhe CR7 nuk ka thënë kurrë se dëshiron të qëndrojë te Juve, nuk ka shenja të lamtumirës: ai kurrë nuk i ka komunikuar klubit se dëshiron të largohet dhe në momentin kur nuk janë marrë oferta.

Në bilanc, portugezi ende peshon 28 milionë euro për bardhezinjtë që 3 vite më parë paguan 100 mln euro te Real Madrid.

Prandaj, kushdo i interesuar duhet të fillojë nga kjo shifër: 28 mln euro.

Ky është viti i fundit bardhezi i Cristiano Ronaldo-s dhe me siguri portugezi nuk do të rinovojë por do largohet falas, në mos e bëftë tani.

Related posts

“ISHIN TË DY…”/ Akuza e Scolari-t: Për faj të Anelka dhe Drogba kam humbur një mundësi të madhe

Delo.autor

Milan planifikon përforcimet, këto janë kërkesat e çmendura të Gattusos

Sadik.Autor

Ja arsyeja përse Sterling nuk po rinovon kontratën me Manchester City

F.autor

Leave a Comment