Futboll Sport

ASNJË SHQIPTAR SI REI MANAJ/ Tani edhe Reja “fërkon duart”

Kur Vasil Ruci dhe shokët e tij të Flamurtarit ndalën Barcelonën e madhe, askush nuk e kishte menduar që një djalosh shqiptar një ditë do të luante me ekipin katalanas. Për vete me radhë Europa dhe tifozët shqiptarë shijuan duelet e shumta të “El Clasico”-s mes Mesit dhe Kristiano Ronaldos dhe asnjë imagjinatë e çmendur nuk të çonte të mendoje se pas pak vitesh një sulmues i Kombëtares shqiptare do të mbante veshur ngjyrat blaugrana.

Rei Manajn e kritikuan shumë kur shkoi te Barcelona B dhe kur luajti në kategorinë e tretë spanjolle, por në mendjen e tij ishte vetëm ekipi i parë.

Dukej diçka e pamundur, por falë këmbënguljes dhe kokëfortësisë së tij ia doli që të fitonte besimin e trajnerit Ronald Kuman për t’i dhënë një shans të artë.

Në fazën përgatitore ai shënoi 4 gola duke i mahnitur të gjithë dhe duke fituar me dhunë të drejtën për të debutuar në “Camp Nou”, në një prej stadiumeve mitike të futbollit Europian.

Tani mund ta themi pa ndrojtje, që Rei Manaj është një nga lojtarët shqiptarë më të suksesshëm dhe që ka luajtur në nivele kaq të larta. Pak vite më parë me Interin luajti disa minuta, ndërsa tani është pjesë e skuadrës së parë të Barcelonës. Diçka që ekzalton të gjithë shqiptarët dhe jep besim për të ardhmen.

SULMI SUPER- Nuk duhet të harrojmë që edhe Xhakomo Vrioni ka bërë debutimin me skuadrën e Juventusit dhe Armando Broja me ekipin e Çelsit. Këto janë lajme shumë pozitive për trajnerin Reja dhe Kombëtaren shqiptare.

Prej kohësh analizojmë vetëm mbrojtjen si pikën më të fortë të këtij ekipi, por nuk duhet të harrojmë që edhe reparti i avancuar po rritet shumë dhe ka elementë të rëndësishëm.

Përveç Manajt dhe Vrionit, Myrto Uzuni gjithashtu është duke bërë mjaft mirë dhe Sokol Cikalleshi është në formë optimale.

Broja gjithashtu u huazua te Sauthemptoni për të fituar eksperiencë. Shqipëria ka luksin që të lërë jashtë Sadikun, i cili është golashënuesi më i mirë i kuqezinjve në aktivitet.

Related posts

NDRYSHON SITUATA/ Neymar refuzon Barcelonën, kërkohet lëvizja drejt gjigantëve…

Delo.autor

JO VETËM IKARDI/ Nga Krojfi te Nejmari, kur kapitenët bëhen problem

Delo.autor

UDINESE/ Oddo: Pesë fitore radhazi? As Juventus nuk i bën dot

Q.Autor

Leave a Comment