Futboll Sport

BOMBË NGA MERKATOJA/ Milani përgatit “hakmarrjen” për Çalhan, gati dy plane për të siguruar…

Situata ekonomike e Inter it duket si një qorrsokak nga ku drejtuesit po mendojnë të dalin me disa shitje të rëndësishme. Pas Hakimit, duket se radha është e Lukakut, teksa edhe Lautaro mund të largohet nëse nuk gjendet një akord për kontratën, e cila i skadon pas dy vjetësh.

lukaku.brozovic.lautaro.inter.siviglia.2019.20.delusi.750×450
Duke përfituar nga “kioska” zikaltër, Milani po mendon të afrojë Marselo Brozoviçin, i cili do të ishte përforcimi i duhur në mesfushë ku kuqezinjtë po mundohen të përmirësojnë diçka. Largimet e Kesit dhe Benaserit për Kupën e Afrikë detyrojnë drejtuesit të bëjnë diçka dhe kroati përfaqëson profilin ideal në raportin çmim-cilësi.

SITUATA – 28-vjeçarit i përfundon kontrata pas 11 muajsh dhe tek Interi nuk po nxitojnë për t’i ofruar një akord të ri e për t’i zgjatur qëndrimin te kampionët e Italisë. Kujtojmë se futbollisti luajti 33 ndeshje në Serie A 2020-’21, duke ndihmuar Interin të fitojë titullin e parë në 11 vjet dhe raporti pretendon se ai po kërkon 6 milionë euro në sezon për të rinovuar marrëveshjen e tij me klubin. Kjo situatë mund të sjellë në një lloj “hakmarrje” për Çalhanoglunë dhe afrimi i Brozos gjen te kuqezinjtë një sponsor të veçantë. Bëhet fjalë për Ante Rebiçin, shok skuadre te kombëtarja kroate e mesfushorit zikaltër. Ata janë miq dhe sulmuesi mund të ndikojë në vendimmarrjen e bashkëkombësit.

PLANI A DHE B – Sigurisht, si çdo marrëveshje në merkato, gjithçka lidhet me rrogën dhe koston e kartonit. Ai i Brozoviçit kushton mes 8- 10 milionë euro duke qenë se është në vitin e fundit të kontratës. Për kroatin gati një pakt 3-vjeçar, gjatë të cilit do të arkëtonte 4 milionë euro në sezon, pak a shumë rroga që aktualisht merr tek Interi. Maldini e vlerëson shumë dhe do të bëjë gjithçka për të firmosur së bashku, por bisedimet pritet të futen në një fazë konkrete pas mesit të gushtit. Ky është vetëm plani A, por ekziston edhe një B sipas të cilit Milani mund të presë përfundimin e kontratës së Brozos për ta punësuar falas.

Related posts

HARRON KORONAVIRUSIN/ Ibrahimovic kthehet me gol dhe asist (VIDEO)

Delo.autor

“JEMI ZHGËNJYER PËR ELIMINIMIN NGA CHAMPIONS”/ Mbrojtësi Alex Sandro: CR7 është i mërzitur, por e di se…

Delo.autor

NUK I PRANON VETES NJË “DATË SKADENCE”/ Buffon drejt sezonit të 25-të në elitën europiane, ja ëndrra e tij

Delo.autor

Leave a Comment