Futboll Sport

CHAMPIONS-I I TË RINJVE/ Akademisë së Futbollit i buzëqesh fati, Shkëndija me rival të fortë. Ja përballjet…

Ditën e sotme u hodh shorti për fazën me eliminim direkt të Champions-it për të rinjt që do të mbahet nga UEFA këtë sezon.

Pjesëmarrëse nga Shqipëria do të jetë Akademia e Futbollit e cila sezonin e kaluar u shpall kampione në Superioren e 19-vjeçarëve. Skuadra shqiptare do të shkojë si debutuese në këtë kompeticion teksa ka peshkuar për këtë fazë një rival si bullgarët e Septemvri Sofa.

Ndeshja e parë do të luhet në bullgari në datën 29 shtator, ndërsa sfidat e kthimit në 20 tetor. Short më i vështirë për Shkëndijën e Tetovës që do të përballet me kroatët e Hajdukut të Splitit.

Kjo është një mundësi e mirë për talentet shqiptare të shprehin aftësitë e tyre në garat europiane pse jo dhe të bien në sy për një hap më të madh në të ardhmen.

Related posts

Spanjolli i Chelseas në ‘syrin’ e klubeve të La Ligas, dy ekipet e njohura kanë gati ofertën për të

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Kukësi-Qarabag: Ja si do rreshtohen skuadrat në “Loro Boriçi”

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Allegri: Një vit më parë eliminuam Barçën, tani e ka radhën Rea Madridi…

Q.Autor

Leave a Comment