Futboll Sport

“ÇMENDURI”/ Pornostarja ofron shumën marramendëse për shaminë që Messi fshiu lotët: Nuk e di nëse…

Ajo është padyshim shamia më e shtrenjtë në botë. Pak kohë më parë, shamia që supozohet se i përket legjendës Lionel Mesi, të cilën ai e përdori për të fshirë lotët në konferencën për shtyp ku i dha lamtumirën FC Barcelonës, ka dalë në ankand për shumën e çmendur 1 milion dollarë

Dhe duket se ofertat nuk kanë munguar dhe kjo i ka çmendur të gjithë.

E radhës që ka bërë një cmenduri për të pasur facoletën që Messi fshiu lotët është edhe modelja e ‘’Playboy”, Luana Sandien, e cila ka ofruar 600 mijë dollarë për ta bërë të sajën.

‘’Unë jap gjysmë milioni për të pasur facoletën e Messit. Nuk e di nëse dikush tjetër e ka blerë por shpresoj që t’ia arrij”, tha modelja.

Ende nuk është e qartë nëse bukuroshja braziliane Sandien ka qenë e suksesshme në ofertën e saj për marrjen e shamisë, me të cilën planifikon të ‘pozojë e zhveshur’ me të nëse oferta pranohet.

27-vjeçarja jeton në Barcelonë dhe më parë i tha shtypit brazilian se “lojtarët e Barcelonës janë shumë më të nxehtë se ekipet e tjera.”/ The Sun – Gazeta SHQIP

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Afron marrëveshja e Juventus me yllin Dybala, ja data dhe shifrat…

Delo.autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Bylisi i Dovedan mposht Apoloninë në derbi

Delo.autor

Mourinho: Mos thoni se Man City e fitoi titullin sepse ne humbëm… nuk është e drejtë!

Sadik.Autor

Leave a Comment