Futboll Sport

FIRMA ÇËSHTJE ORËSH/ Mesi në fushë kundër CR7-ës

Lionel Mesi do të rino vojë me Barcelonën deri në vitin 2026. “Sport” zbulon se marrëveshja mes sulmuesit dhe klubit është arritur dhe ajo që mungon për firmën është vetëm që presidenti Joan Laporta të ulë faturën e rrogave, në mënyrë që kontrata të mund të regjistrohet në La Liga. Bisedimet e fundit që kishin ngelur mes Mesit dhe klubit janë mbyllur dhe njoftimi zyrtar për arritjen e marrëveshjes pritet të bëhet në ditët në vijim.

=Bisedimet kanë qenë më të vërtetë intensive gjatë muajve të fundit dhe marrëveshja në parim u arrit me babain e Mesit Horge. Pavarësisht vështirësive për shkak të situatës financiare të klubit, Laporta ka qenë gjithnjë optimist se kontrata e re do të firmosej.

Detajet e fundit të saj janë zgjidhur këto orë dhe Mesi do të ketë një ulje rroge prej 50% në kontratën 5- vjeçare. Tani Barça duhet të negociojë rrogat me veteranët e tjerë të skuadrës: Pike, Buskets, Alba, Serxhi Roberto, të cilëve klubi kërkon që t’u shtyjë 40% të rrogave. Klubi është duke punuar për të zgjidhur edhe të ardhmen e Umtitit, Pjaniçit apo Breithueitit, por edhe atyre të Kutinjos dhe Grizmanit, pavarësisht se ata mund të qëndrojnë nëse pranojnë t’u ulet rroga. Mesi ndërkohë vijon të shijojë pushimet e tij në Ibiza. Ai nuk do të rikthehet në stërvitje me skuadrën derisa të ketë firmosur.

LAPORT – I pyetur në konferencën e djeshme për shtyp, gjatë prezantimit të Emersonit, presidenti Laporta nuk la vend për dyshime, duke konfirmuar gjithçka: “Për Mesin gjërat po shkojnë mirë. Po përpiqemi të zgjidhim gjërat që duhen zgjidhur. Ato janë të rëndësishme dhe ne po diskutojmë.

Të gjithë e duam Mesin në La Liga, sepse ai është një superyll botëror dhe tërheq tifozë. Prezenca e tij ndihmon La Ligën. A do jetë në fushë për trofeun ‘Gamper’ kundër Juves të dielën? Ne po punojmë për këtë, por duhen zgjidhur disa çështje. Diskutimet po ecin mirë. Ne do të bëjmë gjithçka brenda mundësive tona që kjo të ndodhë. Ai dëshiron të qëndrojë në Barcelonë dhe ne duam që kjo të ndodhë”.

Related posts

BELGJIKA MBAHET TE LUKAKU/ Danimarkës i duhet fat

Delo.autor

FORMULA 1/ Piloti Bottas: Pas asaj gare, fytyra e Hamilton dukej sikur ishte në funeral

Delo.autor

TRONDITET JUVENTUSI/ 19 vjeçari Holandez do të shkojë tek Reali ose Barcelona

Isa.Autor

Leave a Comment