Futboll Ligue 1 Sport

I DËRGON MESAZH PORTIERIT NAVAS/ Donnarumma: Konkurrenca nuk më tremb, kam ardhur për…

Xhixhi Donaruma la Milanin pas 6 vitesh për tu transferuar drejt PSG-së si futbollist i lirë.

Por ajo që tërhoqi vëmendje ishte fakti se Donaruma u la në stol për një ndeshje për herë të parë pas 6 vitesh. Te Milanit, 22-vjeçari ishte titullar i padiskutueshëm, por siç pritej në portën e parisienëve i pari do të jetë Kejlor Navas.

Megjithatë Donarumën nuk e tremb konkurrenca, madje në një intervistë të dhënë për mediat, portieri italian e kaloi me shumë shkathtësi pyetjen mbi rivalitetin me Navas duke u shprehu:

“PSG-ja më kontaktoi dhe më donte, dhe unë doja PSG-në. Konkurrenca nuk më tremb. Kejlor është një portier i jashtëzakonshëm, por unë jam këtu për të luajtur. Konkurrenca është e mirë për ne të dy, më lejon të rritem. Gjithmonë ka konkurrencë në ekipet e mëdha, nuk ka asnjë problem. Ai është një person i jashtëzakonshëm, ne jemi miq… Unë dua të bëhem një nga portierët më të mirë në botë. Për këtë ju duhet të bëni sakrifica, të punoni, të qëndrosh i përulur.

Ka shumë cilësi në skuadër, Mbape, Mesi dhe Nejmar janë lojtarë të një niveli të jashtëzakonshëm. Kur ballafaqohemi me ta në stërvitje është problem! Ne jemi një ekip i shkëlqyeshëm dhe të gjithë jemi këtu për të bërë një sezon të shkëlqyeshëm… Të kesh Kilian Mbape në ekip është e jashtëzakonshme, ne tashmë jemi miq të mire’’.

Related posts

E BUJSHME/ Juventusi i paraprin “France Football”: Për ne, Ronaldo është “Topi i Artë”

Isa.Autor

Milan/ Mirabelli ‘kërcënon’ rivalët: Kush dëshiron Gigion të përmbushë kërkesat tona!

Q.Autor

Askush nuk e priste, ja arbitri i finales së Champions-it

Sadik.Autor

Leave a Comment