Futboll Seria A Sport

INTER NUK NDALET NË MERKATO/ Korrea pranë akordit, “Zikaltërit synojnë dhe sulmuesin…

Java e fundit e merkatos duket se është edhe më intensivja për drejtuesit e Interit. Zikaltrit janë akoma në ndjekje të disa pistave, nga të cilat presin të sjellin në Milano një sulmues për të plotësuar katërshen e sulmit bashkë me Xhekon, Lautaron dhe Sançezin. Duke parë gjendjen jo të mirë fizike të këtij të fundit, drejtuesit po studiojnë mundësinë e një goditjeje të dyfishtë që duke parë emrat e shqyrtuar, do të krijonte një nga sulmet më të frikshme të kampionatit.

KORREA – Argjentinasi i Lacios është një nga pretendentët kryesorë për një fanellë zikaltër. Prej më shumë se një jave në ndjekje të tij, Interi ka bërë propozimin e tij të fundit, në koherencë me vlerën e caktuar për të shpenzuar: 5 milionë euro për huazimin dhe 25 milionë për blerjen e detyruar, plus një përqindje për rishitjen e lojtarit.

Nga Lotito ka pasur përherë shenja refuzimi dhe e ka vlerësuar gjithmonë me 35 milionë euro 27-vjeçarin, por së fundmi bisedimet me Taren e Sarrin që nuk duan të mbajnë një lojtar kundër vullnetit të tij, gjykuar nga dëshira e futbollistit për t’u transferuar në Milano, duket se kanë dhënë efektin e duhur dhe presidenti lacial i ka ulur pretendimet e tij në 31 milionë euro, siç raporton “Gazzeta dello Sport”.

Në një shifër të tillë ku diferenca është e vogël dhe kur është arritur edhe akordi me vetë futbollistin për 3.5 milionë euro plus bonuset, për 4 vite, marrëveshja mund të jetë çështje orësh.

BELOTI – Sulmuesi i Torinos ka një kontratë që skadon në vitin 2022 dhe ende nuk ka firmosur rinovimin. Zikaltrit duke shfrytëzuar situatën janë hedhur në sulm për “Gjelin”, duke gjetur edhe akordin ekonomik me vetë futbollistin dhe duke kërkuar afrimin e italianit për një shifër prej 15 milionë eurosh plus bonuset në bazë të performancës.

Në këtë mënyrë Interi do të siguronte zëvendësuesin e drejtpërdrejtë të Lukakut, një sulmues pykë që do të alternohej gjatë sezonit me Edin Xhekon. Mbërritja e Andreas mund të ndodhë edhe në rast afrimi të Korreas, duke sjellë kështu një dyshe fotokopje të Xheko-Lautaro për sa u përket cilësive teknike.

SKAMAKA DHE RASPADORI – 22-vjeçari i Sasuolos shikohet si një profil interesant nga Marota, që duke shfrytëzuar marrëdhëniet e mira me Karnevalin kërkon një huazim të sulmuesit që ka humbur vendin ndaj Raspadorit. Ky i fundit ka qenë prej kohësh një nga të preferuarit e Interit, por duke parë sezonin e mirë të Xhakomos edhe në paraqitjet me Italinë, konsiderohet i pashitshëm dhe vetëm një ofertë e majme mund ta bëjë Sasuolon të ndryshojë mendje.

INSINJE – Zikaltrit po qëndrojnë akoma nën monitorimin e situatës së kapitenit të Napolit, por janë të prirur të presin janarin ose verën e ardhshme, kur italianit i skadon kontrata për të tentuar. 15 milionë eurot e ofruara plus Sançezin, nuk janë konsideruar nga De Laurentisi që kërkon të paktën 30 milionë euro për “Axurrin”.

JOVIÇ – Edhe sulmuesi i Realit të Madridit është në listë si një sulmues që i pëlqen Auzilios, por duket thuajse e pamundur mbërritja e tij në Milano për shkak të paqëndrueshmërisë së sezonit të fundit, edhe pse do të vlerësohej si një alternativë “lowcost” për sulmin.

Related posts

SFIDA NDAJ KUKËSIT/ Drejtori sportiv i Wolfsburg sulmon UEFA-n: Na dërgoi në zonë me rrezik të lartë

Delo.autor

A dëshironi të fitoni shumë para? Ky është parashikimi i ekspertëve të basteve

Q.Autor

FORBES PUBLIKON LISTËN/ McGregor “merr” fronin, Messi mund Ronaldon. Ja renditja e 10-të sportistëve më të paguar në botë…

Delo.autor

Leave a Comment