Bundesliga Futboll Sport

“KA QENË JASHTË BUXHETIT TONË…”/ Rummenigge zbulon arsyen pse Messi nuk mund të luajë tek Bayern

Ish-administratori i deleguar i Bayern, Karl-Heinz Rummenigge, nuk e ka marrë kurrë seriozisht në konsideratë idenë për të marrë Lionel Messi-n në Mynih.

“Rroga ka qenë jashtë buxhetit tonë, siç ka ndodhur te Barcelona. Më pas është edhe një problem kulture, e kam të vështirë ta imagjinoj Messi-n në një vend si Gjermania”, ka thënë për Sport Bild.

Rummenigge ka dhënë edhe mendimin e tij mbi situatën e rëndë financiare të të gjithë klubeve të krijuar nga pandemia me përjashtim të PSG, Manchester City dhe Chelsea.

“Në këtë moment duket se anglezët po bëjnë ligjin në merkato sikur Covid të mos kishte ardhur kurrë. Arsyeja për këtë janë të ardhurat nga të drejtat televizive shumë herë më të larta se ato të Bundesliga-s dhe pronarët shumë të pasur në sfond”.

Related posts

E BUJSHME/ Drejtori i larguar nga Flamurtari pranë transferimit te Skënderbeu (FOTO)

F.autor

LISTA/ 10 lojtarët e famshëm që veshën fanellën e Milanit dhe të Interit..!

Q.Autor

NGA BONUCCI TEK ICARDI/ Ja “lista e zezë” e futbollistëve që nuk lënë kurrë bakshish

Delo.autor

Leave a Comment