Futboll La Liga Sport

LIVE/ Konferenca për shtyp, Messi: Kurrë nuk e imagjinoja lamtumirën në këtë mënyrë

Lionel Mesi do të dalë përpara mediave në një konferencë për shtyp në orën 12:00, në “Camp Nou”, ku do të zbulojë detaje nga “divorci” me Barcelonën, klubin me të cilin debutoi në vitin 2004.

Që prej asaj kohë sulmuesi argjentinas ka thyer çdo rekord në historinë e skuadrës katalanase, duke u shndërruar në një prej lojtarëve më të mirë të gjitha kohërave në botën e futbollit.

Për sa i përket konferencës për shtyp, një numër i madh tifozësh ka zbarkuar në ambientet e “Camp Nou”.  Ndërkohë një interesim i jashtëzakonshëm edhe në rrjetet sociale ku mijëra njerëz janë duke pritur me padurim fillimin e konferencës: Për më tepër iu ftojmë të ndiqni live, gjithçka çfarë është duke ndodhur:

Menjëherë sapo u ngjit në podium, Mesi ka shpërthyer në lot. Moment tepër emocionues:

KONFERENCA LIVE: 

“Barcelona është shtëpia jonë dhe kështu u premtova edhe fëmijëve të mi. Falenderoj të gjithë ata që na ndihmuan. Unë jam rritur me vlerat e kësaj shtëpie, duke e trajtuar veten me përulësi dhe respekt. Kështu veprova me të gjithë në këtë shtëpi dhe shpresoj që kjo të mbetet, përveç gjithçkaje që fitojmë. Kemi kaluar gjëra të vështira, por kjo na bëri të rritemi. Unë gjithmonë kam dhënë gjithçka për këtë klub, për këtë fanellë. Nga dita e parë në të fundit dhe jam më se i kënaqur. Faleminderit njerëzve për dashurinë e tyre përgjithmonë. 

Do të më pëlqente të thoja lamtumirë në një mënyrë tjetër. Unë kurrë nuk e imagjinoja lamtumirën time, por nuk do ta kisha imagjinuar në këtë mënyrë. Do të më pëlqente ta bëja në fushë, të kisha dëgjuar një ovacion të fundit. Më mungoi publiku në pandemi. Po tërhiqem nga ky klub pa i parë në më shumë se një vit e gjysmë. Nëse do ta kisha imagjinuar lamtumirën, do të ishte me një stadium të mbushur. 

Ndodhi kështu dhe, e përsëris, e vlerësoj dashurinë e gjithë këtyre viteve. Ne kishim kohë të mira dhe të vështira, por dashuria ndihej gjithmonë e njëjtë. Unë gjithmonë do ta dua këtë klub. Shpresoj se mund të kthehem për të qenë pjesë e këtij klubi në një moment. Shpresoj se mund të kontribuoj në mënyrë që ky të vazhdojë të jetë klubi më i mirë në botë. Jam i sigurt që kam harruar shumë gjëra, por kjo është ajo që mund të them tani, nuk jam në gjendje të mendoj dhe fjalët dalin”.

 

Related posts

Milan ndryshon kursin për Andre Silvën, ai mund të qëndroj

Sadik.Autor

Fernandes: RONALDO është një FITUES i lindur, ja si e ka PUSHTUAR BOTËN E FUTBOLLIT

Isa.Autor

PAS DËSHTIMIT TË REAL MADRIDIT/ Kroos kërkon largimin, ja ku dëshiron të deputojë

Delo.autor

Leave a Comment