Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E BUJSHME/ Dinamo fiton derbin në merkato ndaj Partizanit dhe “rrëmben” sulmuesin…

Lëvizje surpriz në merkato, Mario Gjata përfundon te Dinamo, duke iu bashkuar kështu dyshës Harizaj-Mihana.

Blutë e Bledi Shkëmbit, kanë arritur të mposhtin konkurrencën e Partizanit, duke arritur akordin me sulmuesin fierak, i cili është pjesë edhe e Kombëtares Shpresa.

Gjata dhe pse ishte shumë pranë firmës me Partizanin ka zgjedhur anën tjetër të kryeqytetit, teksa do të veshë fanellën e Dinamos.

Marrëveshja zyrtare mes Dinamos dhe Apolonisë është arritur dhe tashmë pritet vetëm firma e Gjatës dhe prezantimi i tij.

Vlen të theksohet se sulmuesi 21-vjeçar spikati në sezonin e fundit të Kategorisë Superiore teksa në 35 ndeshje me fierakët arriti të realizonte 8 gola.

Related posts

Daniel Godelli nuk duron më, mesazh i qartë për KOKSH-in

Sadik.Autor

THASHETHEMET E MERKATOS/ Trajneri i Brugge mesazh Jasharit: Duhet të kthehet në stërvitje

F.autor

FINALJA E SUPERKUPËS ME JUVENTUS/ Flet “Gardiani” Strakosha: Jemi gati…

Delo.autor

Leave a Comment