Futboll Sport

MERKATO E VERËS/ Ishin dëshirë e drejtuesve të Partizanit, “demat” ndërpresin bisedimet me dy lojtarët…

Mbrojtësi Andi Hadroj dukej shumë pranë Partizanit, por duke qenë se është nën kontratë deri në dhjetor me klubin ballshiot, të kuqtë u tërhoqën nga ky transferim.

E për më tepër, kanë siguruar shërbimet e Gligorovit. Gazeta mëson se vetë mbrojtësi Hadroj ka qenë gjithë kohës pro një kalimi te Partizani.

22-vjeçari do të presë derisa kontrata e tij me Bylisin të skadojë dhe në janar të jetë i lirë të bisedojë me klube të tjera. Bisedimet mes Partizanit dhe mbrojtësit Bekim Dida janë ndërprerë përfundimisht.

Edhe pse lojtari i Korabit ka bërë paraqitje shumë të mira dhe ishte në bisedime me klubin e Partizanit, “demat” kanë preferuar të ndërpresin gjithçka, pasi janë kompletuar në prapavijë. Belica, Sota, Shehi dhe Damçevski duket se do të jenë katër lojtarët që do të luftojnë për dy pozicionet e qendrës së mbrojtjes gjatë gjithë sezonit të ardhshëm.

Related posts

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN SUEDEZ/ Gol dhe asist, debutim ëndrrash për sulmuesin shqiptar me klubin e Ibras (VIDEO)

Delo.autor

“BURGU, PASAPORTAT FALSE, MALLI PËR NËNËN…”/ Ronaldinho flet për herë të parë pas arrestimit

Delo.autor

E PAPRITUR/ DINJO mbetet këmbësor, pas sekuestrimit të pasaportës prokuroria i bën gjëmën

Isa.Autor

Leave a Comment