Futboll Sport

MOMENT PANIKU/ Shmanget tragjedia në Turqi, lojtari mbetet pa frymë dhe plaset në tokë (VIDEO)

Një tjetër moment dramatik në futboll! Fabrice Nsakala është futbollisti i tretë i cili në pak kohë pëson kolaps duke humbur ndjenjat në fushë.

31-vjeçar, i cili është pjesë e skuadrës turke të Gaziantep, gjatë pjesës së dytë, në sfidën ndaj Beshiktashit u rrëzua në tokë, teksa mbeti pa frymë duke i traumatizuar të gjithë. Ndërhyrja e mjekëve ishte e menjëhershëm, me lojën e cila u ndërpre për disa minuta.

Nsakala u dërgua menjëherë në spital me ambulancë. Ndërkohë që u mor vendimi që ndeshja të vijonte, duke përfunduar në barazim pa gola.

Mediat turke raportojnë se për fat të mirë futbollisti është në gjendje të mirë dhe po mbahet nën vëzhgim nga mjekët. Për më tepër shikoni momentin dramatik të rrëzimit të futbollistit 31-vjeçar në minutën e 71-të të sfidës.

VIDEO

Related posts

PENALLTIA QË “NDEZI” POLEMIKA/ Marotta: I zhgënjyer për sistemin VAR, kemi pësuar…

Delo.autor

E BUJSHME/ E zbulojnë mediat angleze, dy lojtarë të një skuadre në Premier Ligë janë në një lidhje me njëri-tjetrin

F.autor

DYSHIME SE NUK PO DREJTON ME DORË TË HEKURT/ Poçetino në hall te PSG-ja, lojtarët nuk besojnë te aftësitë e tij

Delo.autor

Leave a Comment