Futboll Seria A Sport

NDESHJA NDAJ MILAN-IT/ Trajneri D’Aversa me objektiv të qartë: Dua rezultat ndaj “Kuqezinjve”

Nuk është nisja më e lehtë e sezonit të Sampdorias, por sfida me Milanin po përdoret si stimul nga Roberto D’Aversa. Ai pret përgjigje nga skuadra dhe kërkon pikë në debutimin sezonal. Në konferencë për shtyp, trajneri dorian tha:

“Është një nisje sezoni në malore. Po luajmë kundër ekipit që përfundoi i dyti vitin e kaluar dhe që është forcuar shumë këtë verë.

Në teori, Milani është ndoshta më i fortë se ne, por duhet të sigurohemi që verdikti në fushë të jetë i ndryshëm nga parashikimet para ndeshjes.

Të luash kundër kuqezinjve do të jetë e mrekullueshme, ne do ta përballojmë këtë ndeshje me entuziazëm dhe respekt për kundërshtarin. Kjo duhet të jetë gjithmonë qasja jonë”.

Related posts

SEMINARE SPECIALE NGA UEFA/ Ja kush është gjyqtari shqiptar i përzgjedhur për teknologjinë VAR

Delo.autor

GJOBA DHE PROÇEDIME PENALE/ Ja 12 të arrestuar për ngjarjet në Tirana-Kukësi

Isa.Autor

“NDESHJA E TITANËVE”/ Foreman e Tyson në mesin e LEGJENDAVE të boksit PARASHIKOJNË duelin Wilder-Furynga

Isa.Autor

Leave a Comment