Futboll Sport

“RONALDO MË THA SE MUND TË PËRFUNDOJË NË…”/ Nani zbulon bisedën me yllin e Juventusit

Cristiano Ronaldo mund ta mbyllë karrierën në Amerikë! Kjo hipotezë e bujshme është përforcuar së fundmi edhe nga patrioti i CR7-ës, Nani, i cili aktivizohet në MLS prej disa sezonesh.

Portugezi ka luajtur me Ronaldon gjatë kohës së tij te Junajtid dhe ka thënë se ylli i Juventusit në të kaluarën ka folur për një transferim në Amerikë.

“Dy vite më parë, Kristiano më tha se ndoshta do të përfundojë duke luajtur në Amerikë. Ai nuk është 100 për qind i sigurt, por ekziston mundësia që të ndodhë.

MLS është një ligë e madhe. Sigurisht, ka disa pika ku ende duhet të përmirësohemi, duke përfshirë cilësinë e lojtarëve. Por, ka disa ekipe fantastike, të organizuara shumë mirë, me trajnerë të mëdhenj dhe lojtarë të mëdhenj.

Unë mendoj se i kemi të gjitha kushtet për t’u bërë një kampionat i madh, në fund të fundit ne jemi në një vend të madh, dhe është vetëm një çështje për tu përmirësuar dhe për të mos pasur frikë për të bërë gjithnjë e më shumë”, u shpreh Nani.

Related posts

SHOKUESE/ Pamje nga aksidenti i tmerrshëm i Tiger Woods. Ekipi: Ai është zgjuar…

Delo.autor

SHKELJE ME NË LIDHJE ME AKADEMINË/ Prokuroria nis hetimet për drejtuesit e Bayern Munich

Delo.autor

FLET WENGER PËR TË ARDHMEN/ Rikthimi në Angli do ishte i çuditshëm

Isa.Autor

Leave a Comment