Futboll Kategoria Superiore Sport

STADIUMI I KUKËSIT FILLON TË “VISHET”/ Presidenti Gjici tregon ndryshimet e fundit në impiant

Kukësi do të kthehet pas tre vitesh të luajë përsëri në stadiumin “Zeqir Ymeri” në qytetin e tij, Klub i verilindor do t’u japë fund udhëtimeve nga një qytet në tjetrin për të luajtur dhe me fillimin e Superiores, pritet të shkelë përsëri në impiantin e rikonstruktuar.

Puna nuk ka përfunduar ende, por presidenti i nderit i Kukësit, Safet Gjici, nëpërmjet rrjeteve sociale ka treguar se në çfarë etape ka arritur dhe çfarë pritet në javët në vijim deri në fillimin e këtij edicioni.

“Çdo gjë po merr formë në impiantin e stadiumit “Zeqir Ymeri” Kukës. Shumë shpejt nis puna për montimin e ulëseve  dhe fushës. Ecuria e punimeve po ecën me ritme shumë  të shpejta!

Stadiumi është një investim nga Qeveria Shqiptare dhe FSHF-ja. Ekipi i Kukësit do të ketë stadiumin me kushtet sipas standardeve europiane dhe nuk do ta ndjejë nevojën për të “emigruar” në stadiumet e qyteteve të tjera si sezonin e fundit, duke vuajtur mungesën e tifozerisë kuksiane, e cila më pas ndikon edhe në arritjen e rezultateve të ekipit në fushë”, shkruante Gjici në postimin e tij.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Paul Pogba u drejtohet tifozëve të Manchester Unitedit me një mesazh…

Delo.autor

NDRYSHON DESTINACION/ Ragnick në Serie A, afër akordit me rivalët e Milanit…

Delo.autor

SPORTISTËT MË TË KËRKUAR NË GOOGLE/ Ronaldo mbretëron, Messi nuk ngjitet në podium

F.autor

Leave a Comment