Futboll Seria A Sport

STATISTIKA INTERESANTE/ Gol pas 123 sekondash, sulmuesi Dybala e nis me rekord

Juventusi e nis sërish keq kampionatin, pas një pjese të dytë horror. Madje, kundër Udinezes ishte hera e tretë në historinë bardhezi që ata e nisin me dy gola të pësuar, ndonëse ndaj Peruxhas në 1998-ën dhe ndaj Kievoës në 2018-ën kishte arritur që të fitonte gjithsesi.

– Ai i Paulo Dibalës pas vetëm 2 minutash e 3 sekondash është goli më i shpejtë në ndeshjen hapëse të një kampionati të Serisë A, në historinë e Juves.

– Ai i djeshmi ndaj Udinezes pas 123 sekondash ishte goli i dytë më i shpejtë në karrierën e Paulo Dibalës me Juventusin, në Serinë A, pas atij të realizuar në nëntor 2018 kundër Kaljarit, pas vetëm 42 sekondash.

– Nuk ndodhte që nga qershori 2020 që Paulo Dibala nuk shënonte dhe nuk ofronte një asist në një ndeshje të Serisë A (kundër Xhenoas).

– Paulo Dibala konfirmohet makthi i Udinezes, duke qenë se dje u realizoi golin e nëntë në karrierë, përveç se 7 asisteve të dhëna. Ndaj friulanëve më mirë se argjentinasi ka bërë vetëm Françesko Toti (13 gola, 7 asiste).

– Për herë të parë në karrierën e tij, Huan Kuadrado ka shënuar gol në ndeshjen hapëse të një kampionati.

– Që nga sezoni 2004-2005, kur uebsajti “OPTA” mbledh statistika, Juventusi nuk kishte shënuar kurrë dy gola në kampionat me dy goditjet e para në portë.

– Juventusi ka marrë 8 penallti kundër në kampionat, që nga fillimi i vitit diellor 2021. Vetëm Udineze me 13 penallti kundër ka pësuar më shumë sesa bardhezinjtë.

Related posts

Ndeshje spektakolare në Romë, anglezët kalojnë përsëri në avantazh (VIDEO)

Sadik.Autor

SFIDA KUALIFIKUESE “EURO 2020″/ “KuqeZitë” mbyllin përgatitjet në Frankfurt, nisen drejt Islandës

Delo.autor

Bie diktati Ronaldo-Messi/ Ja pesë futbollistë në garë për “Topin e Artë”…

Isa.Autor

Leave a Comment