Futboll

TENTOHET GODITJA E MADHE/ Interi, sulm total për Insinjen! Ja oferta e zikaltërve

Situata e rinovimit të Lorenco Insinjes te Napoli ka ngecur dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha italiane, ku Interi është më i interesuari edhe për shkak të mangësive të tij në sulm.

Lorenzo-Insigne-scaled-e1628717206586
PROPOZIMI PËR NAPOLIN

Zikaltrit po mendojnë të formulojnë një propozim prej 15 milionë eurosh plus kartonin e Aleksis Sançezit, për ta bërë kështu italianin një blerje “low-cost”, që do t’u leverdiste financave të klubit.

Por një gjë e tillë nuk përfshihet aspak në planet e napolitanëve që nga ana e tyre kërkojnë 30 milionë euro për ta lënë të lirë Insinjen dhe që për më tepër nuk janë të gatshëm të presin në ekip kilianin Sançez, rroga prej 7 milionë euro e të cilit është e paimagjinueshme për De Laurentisin.

Në këto kushte, Interi mund të detyrohet të presë, sepse nuk do në asnjë mënyrë të investojë aq shumë për 30- vjeçarin, duke pasur parasysh se mund të tentojë të firmosë me të në janar apo verën e ardhshme me parametër zero.

OFERTA PËR FUTBOLLISTIN

Me Insinjen nuk do të jetë e vështirë të gjendet akordi. Siç raporton “Corriere dello Sport”, lojtari do të binte dakord me kontratën 4-vjeçare me 6 milionë euro në sezon, që pritet t’i ofrojë Interi.

Për sulmuesin do të shkojnë edhe fitimet nga të drejtat e imazhit, ndërsa në rast se transferimi do të ndodhë verën e ardhshme, pra Interi nuk do të ketë detyrime ndaj Napolit, për futbollistin shifrat do të arrinin 31 milionë euro në total për katër vite, ku 7 prej tyre do të paguheshin që në momentin e firmës dhe 24 të tjerat gjatë viteve të tij si zikaltër.

Këto shifra Insinje do t’i pranonte me kënaqësi, aq më tepër që Interi është skuadra e cila më së shumti po këmbëngul për shërbimet e tij.

Related posts

Ryan Giggs: E ardhmja e Gareth Bale është tek Real Madridi

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ PARTIZANIT/ Dinamo e merr seriozisht derbin, Shkëmbi bisedë “kokë më kokë” me Ibraimin

Delo.autor

POGBA MBYLLI SEZONIN/ Juventus merr vendimin për të ardhmen e francezit

F.autor

Leave a Comment