Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Dy goditje brenda ditës, Milan prezanton edhe mesfushorin 21-vjeçar…

Milani ka prezantuar edhe transferimin e dytë për ditën e sotme. Bëhet fjalë për futbollistin e talentuar, Jasin Adli që vjen nga radhët e Bordo.

Palët kanë rënë dakord për një transferim mbi bazën e 10 milionë eurove, por futbollisti do të qëndrojë në huazim te Zhirondinët edhe për një sezon, ndërsa transferimi i tij në oborret e “Djallit” do të plotësohet vitin tjetër.

Adli është vetëm 21 vjeç dhe ka dalë nga akademia e PSG-së, teksa në vitin 2019 u transferua te Bordoja ku ka luajtur 64 ndeshje të zbukuruara nga 5 gola.

Gjithashtu, Adli është aktivizuar në të gjitha ekipet zinxhir të Francës dhe një kalim te Milani do të ishte mundësi e mirë për të arritur dhe kombëtaren A të “Gjelave”. I aftë të luajë në çdo rol të mesfushës, ai konsiderohet një lloj xholi që përparësi do të ketë pozicionin e fantazistit.

“AC Milan është i lumtur t’iu njoftojë nënshkrimin e Jasin Adli nga Bordo. Futbollisti ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2026. Adli do qëndrojë te klubi francez huazim për një vit”, shkruhet në komunikatën zyrtare.

Related posts

DËNIMI I JUVENTUSIT/ Si ndryshon renditja e Serisë A, bardhezinjtë me distancë të njëjtë për Europën dhe për të rënë

F.autor

“KAM ENDE URI PËR TROFE”/ “Gardiani” Neuer: Ja pse qëndrova te Bayern Munich

Delo.autor

PARALAJMËROHET RONALDO/ Do të vuash për të shënuar 40 gola në Itali

Isa.Autor

Leave a Comment