Futboll Sport

ANKTH PËR GJENDJEN E PELE/ Legjenda braziliane në reanimacion pas operacionit

Këto janë ditë ankthi në Brazil për gjendjen e legjendës braziliane Pele, i cili ndodhet i shtruar në spitalin “Albert Einstein” në Sao Paulo, që nga 31 gushti, ku u operua për të hequr një tumor.

Sipas TV Globo, “O Rei” është akoma i shtruar në kujdes intensiv dhe për këtë arsye ende nuk është transferuar në një dhomë të vetme dhe nuk dihet nëse tumori është beninj apo malinj. Kontrolli i fundit mjekësor daton të hënën.

Legjenda e futbollit botëror, tashmë 80-vjeç u diagnostikua me kancer në zorrën e trashë. Ekipi mjekësor vendosi menjëherë për shtrimin në spital, më 31 gusht.

Sipas asaj që u komunikua nga institucioni mjekësor brazilian, “tumori u zbulua gjatë testeve rutinore kardiovaskulare dhe laboratorike dhe materiali u dërgua në laborator për analiza histologjike”. Të shtunën e kaluar u krye operacioni, teksa pritet me mjaft ankth të mësohet se cila është gjendja e Pele.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ PSG ndan pikët me Club Brugge në debutimin e Messit

Delo.autor

MERKATO APO PUSHIME/ Njihuni me skuadrën që nuk ka transferuar asnjë lojtarë

Isa.Autor

E BUJSHME/ Pas lamtumirës së trajnerit qëndron futbollisti i Inter, shokët e tij dhe një festë…

Isa.Autor

Leave a Comment