Futboll Seria A Sport

BARAZIMI NDAJ JUVENTUS/ Romagnoli: Reaguam me karakter, ky është Milani im më i fortë

Për shkak edhe të menaxherit, në ditët e fundit është përfolur për një kalim te Juventusi pas një viti kur t’i ketë skaduar edhe kontrata. Maldini e quan profesionist dhe të domosdoshëm Alesio Romanjolin, teksa edhe kapiteni duket i fokusuar te skuadra aktuale. Pas ndeshjes së djeshme, ai deklaroi:

“U treguam të zot duke reaguar, por kjo nuk duhet të nxjerrë në plan të dytë gabimet e shumta që bëmë në fraksionin e parë. Le të mësojmë nga ky takim e të mendojmë menjëherë për Venecian”, deklaroi 26-vjeçari. Pavarësisht barazimit të djeshëm, mendja e lojtarëve të Milanit ka mbetur në “Anfield”.

Lidhur me këtë aspekt, Romanjoli shpjegoi: “Jemi të ndërgjegjshëm se në Angli mund të bënim më tepër. Sot e treguam forcën tonë duke treguar e duke zhvilluar një ndeshje të madhe.

Për sa më përket mua, mundohem të jap kontributin tim dhe të vendos në vështirësi trajnerin në stërvitje, por në fund zgjedhjet i takojnë atij dhe unë i respektoj. ”

Milani është në krye, e për shumë ekspertë të sektorit, kjo është skuadra më e mirë e sezoneve të fundit. I këtij mendimi është edhe kapiteni, që si ndër kuqezinjtë më të vjetër deklaroi:

“Kam shtatë vite këtu e që nga ardhja ime me siguri që ky aktuali është ndër Milanët më të mirë. Kampionati është i gjatë ndaj duhet ta ruajmë përqendrimin. Momentin mund ta shijojmë, por me vetëdijen se nevojitet që ta ruajmë këtë ecuri.

Related posts

Sergi Roberto mbetet te Barcelona, arrihet marrëveshja për rinovimin e kontratës

Q.Autor

VIDEO/ Gafa më e rëndë e vitit, shikoni çfarë bën sulmuesi me portën e boshatisur

Q.Autor

JUVENTUS NË KRYE/ Ja klubet me më shumë tituj në 5 ligat kryesore europiane

Delo.autor

Leave a Comment