Futboll Sport

BOTËRORI 2022/ Anglia mposht me “POKER” Andorrën dhe vazhdon e qetë në krye të Grupit I

Anglia e ka vazhduar rrugën e lehtë drejt kualifikimit në Kupën e Botës 2022, pasi e mundi 4:0 Andorrën, ndërsa Maqedonia e Veriut e lëshoi një epërsi prej dy golave për të barazuar 2:2 me Islandën.

Jessie Lingard me dy gola dhe Harry Kane e Bukayo Saka me nga një gol ia siguruan Anglisë një fitore të pritshme kundër Andorrës në Londër të dielën.

Kjo ishte fitorja e pestë nga pesë ndeshje deri tani në Grupin I për Anglinë e Gareth Southgate. Tre luanët e kanë forcuar pozitën e parë në Grupin I pasi tani kanë 15 pikë, pra maksimumin e pikëve pas pesë xhirove.

Në vendin e dytë është Shqipëria me 9 pikë, ndërsa Polonia është e treta me 7 pikë, aq sa ka edhe Hungaria.

Ndërkohë, në Grupin J, shteti fqinj Maqedonia e Veriut ishte shumë pranë një fitoreje që do të dërgonte në vendin e parë në grup, por dëshpëroi me një pjesë të dytë zhgënjyese.

Maqedonasit e kishin krijuar një epërsi prej 2:0 pas një ore lojë në Reikjavik, të cilën e lëshuan nga dora në çerekun e fundit të ndeshjes.

Darko Velkovski e kishte kaluar Maqedoninë në epërsi në minutën e 12-të, para se futbollisti shqiptar Ezgjan Alioski ta dyfishonte atë në minutën e 54-të. Brynjar Ingi Bjarnason e ktheu Islandën në lojë kur shënoi në minutën e 78-të për ta ngushtuar epërsinë. Andri Gudjohnsen e shpëtoi Islandën nga humbja në shtëpi me një gol në minutën e 84-të.

Pas këtij barazimi, Maqedonia e Veriut mbetet në vendin e tretë në Grupin J me 8 pikë, dy më pak se liderja Armenia dhe një më pak se vendi i dytë, Gjermania. Këto dy të fundit e kanë nga një ndeshje më pak të luajtur. Islanda, ndërkohë, ngel e parafundit me vetëm katër pikë.

Related posts

Taylor Mega, modelja italiane që mbështet pa kushte Juventusin (FOTO)

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Liverpool peshkon në Gjermani, pranë marrëveshjes me mesfushorin!

Delo.autor

ATLETICO-REAL MADRID/ Të dy trajnerët zbresin me më të mirët në fushë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment