Futboll Sport

BOTËRORI 2022/ Griezmann nuk mjafton, Bosnja dhe Franca ndajnë pikët në Strasburg

Bosnja ka arritur që të nxjerrë një barazim në Francë. Edin Dzeko (36) kaloi boshnjakët në epërsi kurse barazoi Antoine Griezmann (40) për Francën. Franca luajti me një lojtar më pak nga minuta e 51-të, pasi që me karton të kuq u përjashtua Jules Kounde

Bosnja Hercegovina ka arritur që ta marrë një pikë sonte në Strasburg pasi që ka barazuar me rezultat 1-1.

Francezët rrezikuan në minutën e 20-të dhe kërkuan penallti pasi që Anel Ahmedhodzic  u tha se preku topin me dorë, por VAR vërtetoi që ai nuk e kishte bërë.

Dy minuta më vonë Kylian Mbappe u rrëzua prapë në zonë, por prapë ishte gjyqtari ai që tha se ndërhyrja nuk ishte për penallti.

Mbappe përsëri rrezikoi në minutën e 27-të të ndeshjes pasi që mori një top në zonë, ai goditi por topi përfundoi afër shtyllës së majtë të portës.

Bosnja do të rrezikonte për herë të parë në minutën e 35-të. Miralen Pjanic goditi nga gjuajtja e lirë por priti Hugo Lloris. Një minutë  me vonë Edin Dzeko do të shënonte një gol të bukur, një goditje që Lloris nuk pati asnjë mundësi për të punuar.

Por festa e boshnjakëve nuk do të zgjaste fortë.

Katër minuta më vonë Grizman do të shkëputej për ta goditur me kokë topin por që nuk arriti e arriti topin, mirëpo një top i kthyer bie në shpinën e tij dhe ai do të shënonte gol në minutën e 40-të.

Griezmann pati një super mundësi që të shënonte në minutën e 45-të por që ai goditi jashtë topin.

Pjesa e dytë nuk do të fillonte mirë për Francën.

Jules Kounde bëri një ndërhyrje pothuajse të panevojshme në Kolosinac. Gjyqtari Sandro Scharer pasi shikoi VAR vendosi dhe ai dha karton të kuq direkt për mbrojtësin francez.

Nga kjo minutë, Franca dhe Bosnja bën një ndeshje të baraspeshuar dhe në fund ndanë pikët.

Ky barazim lënë në vendin e parë Francën me tetë pikë, katër pikë më shumë se Ukraina, derisa për Bosnjën kjo është pika e parë e fituar në këto eliminatore. /GazetaExpress/

Related posts

(FOTO) Messi, Ronaldo, Zlatan dhe Neymar në versionin e luftëtarëve Samurai

Q.Autor

RIVALË NË MERKATO/ “Djajtë e Kuq” dhe Manchester City në “LUFTË” për të “RRËMBYER” Iscon, ja ofeta “GALOPANTE”

Delo.autor

DERBI I LONDRËS/ Chelsea ia mer dorën Tottenhamit, Conte provon humbjen në Premier

Delo.autor

Leave a Comment