Futboll Kategoria Superiore Sport

“DINAMO SI NJË FAMILJE, E GJITHË SKUADRA ËSHTË BASHKË”/ Siljanovski: Derbin mund ta vendosë edhe një episod

Në prag të ndeshjes derbi ndaj Partizanit, e cila do të zhvillohet nesër në orën 19:45 në stadiumin “Elbasan Arena”, në konferencën për shtyp së bashku me trajnerin Bledi Shkëmbi ka folur dhe mbrojtësi i Dinamos, Goran Siljanovski i cili ka komentuar këtë supersfidë:

Rezultatet dhe stërvitja – “Rezultatet flasin vetë. Kemi punuar të gjithë së bashku dhe lojtarët, stafi, trajneri dhe presidenti kemi formuar një familje. Kemi punuar fort që nga dita e parë. Duke qenë bashkë, na ka ndihmuar të arrijmë këtu ku jemi. Gjithashtu, me kalimin e ndeshjeve besojmë se do të arrijmë edhe rezultatet pozitive”

Partizani – “Ata janë një skuadër e mirë që luftojnë për titullin. Ka lojtarë shumë kualitativ që mund të vendosin këtë ndeshje. Në derbi nuk ka rëndësi nëse je i pari apo i fundit, pasi një episod mund ta vendosë rezultatin”

Konkurrenca – “Kur isha te Flamurtari, konkurrenca nuk ishte kaq e madhe. Tani luajnë të gjithë për të fituar çdo ndeshje. Konkurrenca është rritur ndjeshëm në krahasim me të shkuarën. Mbrojtja jonë nis që nga lojtarët e sulmit, Ibraimi e Chinedu.”

Skuadra – “E gjithë skuadra luan bashkë si për të shënuar edhe për të mbrojtur. Kjo është edhe arsyeja pse ne kemi pësuar vetëm një gol. Është e gjitha meritë e skuadrës. Për mua Dinamo është skuadra më e mirë, mirëpo këtë duhet ta provojmë në fushë javë pas jave.”, përfundoi Siljanovski.

Related posts

TALENTI I SHPRESAVE TRANSFEROHET TEK RIJEKA/ Mesfushori Karrica: Ja pse ika nga Dinamo e Zagrebit

Delo.autor

ZBULON BISEDËN ME “PLESHTIN” PAS HUMBJES/ Solskjaer: Uruam njëri-tjetrin…

Delo.autor

Zyrtare: Joao Mario kalon testet mjekësore te West Hami

Q.Autor

Leave a Comment