Futboll Seria A Sport

DJALLËZIA E KLUBIT GJERMAN/ Si e mashtroi Lazion me e-mail fals për futbollistin serb

Një djallëzi e klubit gjerman të Ajntrakt Frankfurt, ka bërë që klubi i Lacios, të mos sigurojë shërbimet e futbollistit serb Filip Kostiç, i cili ishte shumë pranë kryeqytetasve.

Eksperti i merkatos, Xhanluka Di Marzio ka zbuluar se gjermanët i ka dhënë italianëve emailin e gabuar. Drejtuesit e Frankurtit pretendonin se nuk kishin marrë asnjë ofertë nga Lacio për Kostiç, teksa menaxheri i Kostiçit, Fali Ramadani, ka bërë me dije, se kjo ishte një djallëzi e drejtuesve të Frankfurtit për të mbajtur lojtarin.

Ramadani i ka treguar anësorit të majtë një “screenshot” të propozimit që Lacio i kishte bërë klubit gjerman. Kostiç është tërbuar nga kjo djallëzi dhe nuk ka pranuar të dalë në stërvitje.

Lacio për transferimin e serbit kishte ofruar 10 milion euro dhe dy milion të tjera bonus, ndërsa kërkesa e gjermanëve ishte një milion më e lartë për pjesën e bonuseve.

Related posts

INTER I PAPËRMBAJTSHËM/ Kundërsulm rrufe nga “Zikaltërit”, Hakimi nuk fal ndaj Spezia (VIDEO)

Delo.autor

MESFUSHA NË FORMË/ Ja risia e Sormanit te “demat” e Partizanit

Delo.autor

Mourinho frikson Milanin/ Portugezi i vendosur për të transferuar mbrojtësin italian 

Sadik.Autor

Leave a Comment